Jennifer Garner ka thyer më në fund heshtjen duke folur për herë të parë, pas divorcit me aktorin e famshëm, Ben Affleck.
“Ai ka qenë dashuria e jetës sime. Kishim një martesë jo për sy e faqe dhe për kopertina, por ishim vërtetë të lumtur, derisa erdhi një pikë që gjërat nuk funksionuan mes nesh.” ka thënë Garner për Vanity Fair.
Ajo ka folur edhe për lidhjen jashtë martesore që Affleck ka patur me shërbyesen e tyre. “Nuk ishte ajo shkaku i ndarjes sonë, pasi ne kishim kohë që jetonim të ndarë”, ka sqaruar Garner.
Çifti historik i Hollivudit Ben Affleck dhe Jennifer Garner i kanë dhënë fund martesës së tyre në qershor. Ata janë prindër të tre fëmiëjve.