Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DW: Thaçi nën hijen e refuzimit

2016/02/27 at 9:27 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A

Hashim Thaçi erdhi në krye tё shtetit, kur ky duket mё i pёrçarё se kurrё. Nёse ai nuk ia del t’i nxisё forcat politike pёr kompromise, kaosi ёshtё i paraprogramuar, mendon Vilma Filaj-Ballvora.Nuk ёshtё ogur i mirё pёr njё vend, kur zgjedhja e presidentit eklipsohet prej protestёs masive: forca policie dhe snajperistё rreth godinёs parlamentare, gazlotsjellёsi i opozitёs nё sallёn plenare dhe rrugёt e mbushura me protestues qё duan ta parandalojnё kёtё zgjedhje


Kёtё imazh ofroi Kosova nё ditёn qё Hashim Thaçi, deri mё tani kryetar i partisё mё tё madhe popullore PDK, ish-kryeministёr dhe aktualisht ministёr i Jashtёm, u zgjodh pёr postin mё tё lartё tё shtetit. Ish-udhёheqёsi i UҪK i cilёsuar si hero popullor dhe kryeministёr i pavarёsisё pёr njё dekadё ka luajtur fijet e politikёs nё Kosovё. Bilanci ёshtё pёr fat tё keq i zymtё: shpёrthime dhune, konflikt serbo-shqiptar ende i pazgjidhur, krime lufte tё pazbardhura, korrupsion galopant, varfёri e skajshme, emigracion masiv.

Thaçi duhet gjithashtu ta pёrfaqёsojё Kosovёn nё kohёn kur frontet pozitё opozitё janё tё ngrira dhe Kosova faktkisht qё pas zgjedhjeve parlamentare mё 2014 duket se nuk mund tё qeveriset. Parlamenti pёr muaj ёshtё paralizuar prej tri partive tё opozitёs. Partia mё e madhe opozitare Vetёvendosja, që kundёrshton pavarёsinё e kushtёzuar, dialogun me Serbinё dhe tё drejtat pёr mё shumё autonomi tё serbёve nё Kosovё, pёrdor gazin lotsjellёs si mjet pёr arritjen e qёllimeve tё saj. Qysh nga janari pёrmes protestave masive nё rrugё Vetёvendosja, AAK dhe Nisma synojnё tё imponojnё zgjedhjet e parakohshme.

Pa orientim dhe tё pёrҁarёZgjedhjet e reja vёrtetё qё mund t’i pёrzienin kartat nga e para, por ato nuk do tё mund tё sjellin hovin e shpresuar pёr reformat, qё i ka aq tё nevojshme vendi: Asnjёra nga partitё popullore (PDK e LDK) nё koalicionin qeverisёs dhe as patitё nё opozitё („Vetëvtevendosja“, „Allianz für die Zukunft Kosovos“ und „Nisma“) deri tani nuk kanё dhёnё pёrgjigjet e duhura pёr zgjidhjen e problemeve thelbёsorё qё preokupojnё qytetarin. Ato vazhdojnё tё mbeten tё mbёrthyera nё darёn e luftёs sё egёr pёr pushtet. Asnjёra palё nuk ka ofruar deri mё tani opcione konstruktive pёr daljen nga ngёrҁi poltik. Kosova dhe elita drejtuese e saj duken tani pa shpresё tё pёrҁara si kurrё mё parё.

Figurё integruese me shumё pikёpyetje

Por Kosova nuk ka alternativё: vetёm elita politike mundet dhe duhet t’i gjejё zgjidhjet mes vedi. Njё kontribut tё rёndёsishёm nё kёtё drejtim duhet tё japё presidenti i sapozgjedhur Thaçi. Por ёshtё e dyshimtё nёse ai do t’ia dalё t’i bindё pёr arsyen forcat politike nё vend. Thaçi konsiderohet si autokrat, klientelist, konfliktnxitёs nё raport me kundёrshtarin dhe sipas opozitёs ai nuk mund tё jetё figurё integruese. Gjithashtu ai pёrflitet edhe pёr korrupsion e lidhje me krimin e organizuar. Emri i tij madje lakohet edhe nё raportin e Kёshillit tё Europёs lidhur me tregtinё ilegale tё organeve dhe vrasjet me porosi gjatё luftёs sё Kosovёs. Nё fakt tё gjitha kёto akuza nuk janё zbardhur ende nga drejtёsia. Tetёmbёdhjetё vjet pas luftёs Kosova ende nuk ёshtё pёrballur me tё shkuarёn e vёshtirё tё saj. Me gjasё vet elita politike nё vend nuk ka interes pёr zbardhjen juridike tё krimeve tё pandehura tё luftёs, kjo sepse me gjasё nё listat e hetimit tё Gjykatёs Speciale pёrfshihen edhe emrat e disa prej figurave drejtuese tё pozitёs dhe opozitёs.

Dialogu nё politikёn e brendёshme domosdoshmёri

Shumё nga protagonistёt nё skenёn politike sot kanё qenё luftёtarё, qё populli i quan heroj tё pavarёsisё. Por ёshtё njё dёshtim i turpshёm qё kёta “heroj popullorё” nuk janё nё gjendje sot tё veprojnё bashkarisht nё mёnyrё racionale pёr ta pёrkryer procesin e shtetformimit tё Kosovёs. Nёse politika e ka seriozisht me pavarёsinё, ajo duhet t’u pёrgjigjet detyrimeve tё brendёshme dhe atyre ndёrkombёtare tё saj. E kёtu bёjnё pjesё dialogu nё politikёn e brendshme, mё shumё tё drejta minoritetit serb nё Kosovё dhe kompromiset e dhimbshme me Serbinё. Nёse Thaçi do ta prezantojё me sukses vendin e tij ai duhet t’i orientojё forcat politike dhe qyetaret e qytetarёt e Kosovёs drejt diaogut dhe kompromiseve. Nёse ai nuk ia del kёsaj, kaosi ёshtё i paraprogramuar dhe pavarёsia rrezikon tё mbetet e papёrkryer.



Ju sugjerojmë

Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë
Bota

Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë

10 Maj, 2025 4:52 pm
Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!
Aktualitet

Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!

10 Maj, 2025 4:33 pm
Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian
Sport

Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian

10 Maj, 2025 4:02 pm
1 shekull zgjedhje në Shqipëri/ Shqiptarët e diasporës votuan edhe në 1921
Aktualitet

1 shekull zgjedhje në Shqipëri/ Shqiptarët e diasporës votuan edhe në 1921

10 Maj, 2025 3:47 pm
Qytetari në Lezhë kallëzon kandidatin e PD, Gjin Gjoni: Më erdhi në banesë për votën
Aktualitet

Qytetari në Lezhë kallëzon kandidatin e PD, Gjin Gjoni: Më erdhi në banesë për votën

10 Maj, 2025 3:35 pm
“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim
Aktualitet

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim

10 Maj, 2025 3:05 pm
Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier
Aktualitet

Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier

10 Maj, 2025 3:02 pm
Demokracia në SHBA nën presion
Bota

Trump: India dhe Pakistani ranë dakord për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm

10 Maj, 2025 2:50 pm
‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë
Aktualitet

‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë

10 Maj, 2025 2:41 pm
Ministri i Jashtëm serb: S’do të ketë sanksione nga BE pas vizitës së Vuçiç në Moskë
Rajoni

Ministri i Jashtëm serb: S’do të ketë sanksione nga BE pas vizitës së Vuçiç në Moskë

10 Maj, 2025 2:17 pm
Para
Arrestohen dy vrasësit e të riut në Kurbin

Arrestohen dy vrasësit e të riut në Kurbin

Zidane kërkon yllin e Atletico Madridit

Zidane kërkon yllin e Atletico Madridit

Foto/ Pushimet indoneziane të Sara Hoxhës

Foto/ Pushimet indoneziane të Sara Hoxhës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë

Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë
10 Maj, 2025

Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, ka thënë të shtunën se do të kërkojë nga Rusia “njëfarë lloj mbështetjeje...

Lexo më shumë

Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!

Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!
10 Maj, 2025

Vetëm një ditë para zgjedhjeve të 11 Majit, deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka akuzuar socialistët për blerje të...

Lexo më shumë

Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian

Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian
10 Maj, 2025

Ditën e sotme po mbahet etapa e dytë e “Giro d’Italia” në Shqipëri, në garën kronometër. E gjithë gara zhvillohet...

Lexo më shumë

1 shekull zgjedhje në Shqipëri/ Shqiptarët e diasporës votuan edhe në 1921

1 shekull zgjedhje në Shqipëri/ Shqiptarët e diasporës votuan edhe në 1921
10 Maj, 2025

Më 5 Dhjetor të 1920, qeveria e asaj kohe shpalli ligjin për zgjedhjen e deputetëve në Këshillin Kombëtar sot e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com