Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ De Biasi: U bëra dikushi nga Shqipëria. Italia nuk i vlerëson trajnerët e saj

2016/02/26 at 11:50 PM
në Aktualitet, Komente, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Intervista/ De Biasi: U bëra dikushi nga Shqipëria. Italia nuk i vlerëson trajnerët e saj

Trajnerët italianë janë shumë më të vlerësuar nëpër Europë se sa në shtëpi.” Fjalë plot keqardhje, por ky është vetëm një realitet i trishtë “. Kështu shprehet në një intervistë për agjencinë “ITALPRESS” Gianni De Biasi, që mbush 60 vjeç në qershorin e ardhshëm, i cili u bë “dikushi” jashtë vendit, u detyrua të emigrojë në Shqipëri, ku për pesë vjet është trajneri i ekipit kombëtar të këtij vendi. Me “shqiponjat” siguroi kualifikimin e parë për fazën finale të Kampionatit Europian.


De Biazi, çfarë objektivi keni për të ndjekur në Francë? Kalimi nga faza e grupeve do të jetë për ne si një fitore. Italinë e shikoj në mesin e favoritëve. Mendoj se qetësisht, Conte me të tijtë mbërrin në gjysmëfinale. Na thoni, si qëndron e vërteta për titullimin e stadiumit të ri në Tiranë… Mos e teproni. Megjithatë, do të vendoset një pllakatë me të gjithë emrat e atyre që kanë marrë pjesë në këtë sukses historik, sikurse ishte kualifikimi i Shqipërisë për herë të parë në një garë madhore europiane.

Pas kësaj, a do të ktheheni në Itali, të ngopur dhe të kënaqur? Në asnjë mënyrë. Ju mund të merreni me futboll edhe larg nga Seria A. Në fakt, keqardhjen time e kam shprehur edhe më parë. Kjo do të thotë se nga Italia nuk ishin në gjendje për t’ju bërë ndonjë propozim? Në të vërtetë edhe ka ardhur, por nuk është diçka që më intrigon më shumë se aty ku jam, për fat të mirë. Megjithatë, nuk do të zbuloj asgjë, sepse mund t’ju them se jam tërësisht i përqendruar tek Europiani.

Dukeni ende i zemëruar me shtëpinë tonë? Sigurisht, kjo nuk do mend. Këtu nuk u vura pothuajse kurrë në një pozicion për ta kryer punën time më së miri. Kur kam trajnuar në Itali (si në Modena, nga Seria C në Seria A, edhe te Torino, ku fitoi promovimin nga Seria B), gjërat shkuan bukur profesionalisht. Por, këtu, për fat të keq, trajneri ka lidhjen më të dobët në zinxhirin e klubit. Rrënojat vijnë nga prokuratorët, që kanë interesin e lojtarëve, dhe presidentët, që nuk i mbrojnë trajnerët. A e patë Juventusin në Champions? Sigurisht, dhe mendoj se mori një barazim të merituar. Por, e shoh më të favorizuar në Itali se në Champions.

Në kuptimin që do të fitojë “Scudetton”? Kjo është e drejtë. Mendoj se Napoli nuk do të ketë sukses më shumë, ndaj bardhezinjtë do të mbizotërojnë me përvojën dhe aftësinë për të fituar. Një gjykim për përplasjen Totti-Spalletti? Vështirë të komentoj, por mund të them se kam përjetuar diçka të ngjashme me Roby Baggio në fund të karrierës së tij, në Brescia, ku së bashku vendosëm se ishte koha për të thënë lamtumirë. Mbaj mend ndeshjen e fundit në “San Siro”, kundër Milanit. Unë e zëvendësova atë në pesë minutat e fundit, për t’i dhënë atij një ovacion të tifozëve në këmbë. Dhe i gjithë stadiumi u ngrit dhe ishte bashkë me të.

Dhe, sipas jush, a është e drejtë që një flamur si Baggio nuk ka gjetur ende një vend në Itali? Mendoj se Roby duhet të vendosë se çfarë do të bëjë, por jam i sigurt se një hapësirë ​​për të duhet të ekzistojë gjithmonë. Fillimisht nuk donit ta merrnit në konsideratë ftesën e Shqipërisë: Çfarë ju bindi? Unë vija nga Udinese me një përvojë të keqe. Mora sinjale për të drejtuar Shqipërinë, hezitova në fillim, por më pas, kur pashë seriozitetin e marrëveshjes, u takuam për herë të parë në Milano. Aty ishte i gjithë stafi menaxhues i FSHF-së, që priste fjalën time.

Dhe çfarë ishte gjëja më e vështirë në një vend tjetër? Nga Shqipëria njihja Igli Taren (menaxheri aktual i Lazios), që e kam pasur lojtar Brescia. Kam pasur fatin e mirë të kem në krah Tramezzanin. Kjo është hera e dytë, me të cilin kam krijuar një bashkëpunim të frytshëm. Në dy vitet e para hodha bazat, por nuk ia arritëm të kualifikoheshim në Kupën e Botës 2014, mbajtur në Brazil. Në dy vitet e fundit kemi mbledhur atë që “kishim mbjellë”. Nëse mund ta përmbledhni punën tuaj me pak fjalë? Ndryshimi i mentalitetit. Më përpara një fitore ishte e mjaftueshme për të qenë të kënaqur. Tani shqiptarët kanë mësuar të jetë gjithmonë të uritur dhe të duan të bëjnë më shumë.

Lojtari, që ju ka impresionuar më shumë në Seria A? Dybala, pa dyshim. Mbaj mend vitin e parë në Sicili dhe rritjen progresive. Së shpejti do ta shohim atë në 5 lojtarët më të mirë në botë.

 

 



Ju sugjerojmë

A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton
Kryesore

A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton

13 Maj, 2025 9:00 pm
Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska
Rajoni

Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska

13 Maj, 2025 8:35 pm
PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!
Politikë

PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!

13 Maj, 2025 8:19 pm
Bie me dy mandate PD-ja, shtohen PS-ja dhe Mundësia
Politikë

Bie me dy mandate PD-ja, shtohen PS-ja dhe Mundësia

13 Maj, 2025 8:07 pm
Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend
Kryesore

Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend

13 Maj, 2025 7:43 pm
E uroi për fitoren e zgjedhjeve, Rama i përgjigjet Melonit: Faleminderit motër!
Politikë

E uroi për fitoren e zgjedhjeve, Rama i përgjigjet Melonit: Faleminderit motër!

13 Maj, 2025 7:35 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Giorgia Meloni uron kryeministrin Rama për fitoren
Bota

Zgjedhjet e 11 Majit, Giorgia Meloni uron kryeministrin Rama për fitoren

13 Maj, 2025 7:24 pm
Një mandat në qarkun e Fierit? Lapaj: Jemi pranë fitores!
Kryesore

Një mandat në qarkun e Fierit? Lapaj: Jemi pranë fitores!

13 Maj, 2025 7:09 pm
Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani
Politikë

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani

13 Maj, 2025 6:40 pm
Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë
Rajoni

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë

13 Maj, 2025 6:32 pm
Para
Hidhërimi i trajnerit të Interit, ja pse nuk i flet e bija

Hidhërimi i trajnerit të Interit, ja pse nuk i flet e bija

Lavinia Palombini dashuria e re e Berluskonit

Lavinia Palombini dashuria e re e Berluskonit

Anxhela Martini mbështet filmin “Shok” : U mblodhën shqiponjat

Anxhela Martini mbështet filmin "Shok" : U mblodhën shqiponjat

Please login to join discussion















TE FUNDIT

A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton

A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton
13 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Fierin, Belinda Balluku ka dhënë një prononcim për mediat nga KZAZ-ja ku po bëhet...

Lexo më shumë

Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska

Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska
13 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë një vizite në Sarajevë më 13 maj, shprehu shqetësim për siç i quajti...

Lexo më shumë

PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!

PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!
13 Maj, 2025

Njësia bashkike e Kombinatit në kryeqytet ka përfunduar procesin e numërimit të votës për zgjedhjet parlamentare, ku ka triumfuar Partia...

Lexo më shumë

Bie me dy mandate PD-ja, shtohen PS-ja dhe Mundësia

Bie me dy mandate PD-ja, shtohen PS-ja dhe Mundësia
13 Maj, 2025

Numërimi i votave në Shqipëri po shkon drejt përfundimit. Teksa kanë mbetur edhe 64 kuti pa u numëruar ka një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com