Situatë e turpshme ajo që po ndodh aktualisht në Kuvendin e Kosovës, ku deputetë të opozitës me një vendim të kryesisë së këtij Kuvendi, janë kapur prej krahu dhe janë nxjerrë jashtë sallës plenare, ku do të mbahet kostituimi i Presidentit të ri të Republikës së Kosovës. Janë 11 deputetë të Kuvendit të Kosovës, midis tyre edhe gra deputete të cilat janë nxjerrë një pjesë e mirë me forcë.