Sot në mëngjes, para se të niset për në Jakarta, Thohir do të shkojë në Lega, ku është thërritur në asamblenë e 11 për të rishikuar shpërndarjen e të ardhurave nga të drejtat televizive. Prania e tij nuk do të kalojë pa u vënë re. Jo vetëm për shkak të zërave që qarkullojnë këto ditë por edhe për atë që do ti thotë presidentëve të tjerë. Nëse nga një anë ai merr parasysh çdo mundësi, përfshi dhe shitjen e klubit, nga ana tjetër është i vetëdijshëm që nuk është momenti për tu dorëzuar. Sot, në Lega mund të jetë dita e duhur për të ndarë me kolegët idenë që po e mundon prej kohësh: java e parë e kampionatit të luhet jashtë Italisë në 10 qytete të ndryshme.
Thohir, që nga mbërritja e tij, ka kërkuar të shtyjë procesin e ndërkombëtarizimit të Serie A, duke marrë parasysh edhe përfitimet indirekte të Inter. Eksportimi i ndeshjeve është pjesë e strategjisë. Por duhet ta themi që organizimi i ‘Kupës së Italisë’ jashtë Italisë ka patur problemet e veta, e jo më 10 ndeshje të një kampionati. Probleme mentaliteti, te drejtash televizive dhe gjithashtu me FIFA.
Madje, Premier League e provoi por u tërhoq në kohë. Nr. 1 i Inter tha: “Serie A mund të jetë kompetitive nëse bën gjithçka që duhet të bëjë.” Ndërsa shefi ekzekutiv i Inter Bolingbroke ka shtuar: “Nesër do të ndodhë kjo: imagjinoni një tortë, për të cilën do të grindemi të gjithë mbi madhësinë e copave. Por këtu është diçka që askush nuk po sheh: Torta mund të jetë shumë më e madhe.”