Pothuajse në çdo cep të objektit të Kuvendit janë vendos forca të shtuara të policisë, në prag të fillimit të seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.
Ndërkohe në oborrin e Kuvendit është vendosur edhe një autoblindë.
Një mjet tjetër që shërben për shpërndarjen e protestueseve me ujë ka ndaluar dhe është në gjendje gatishmërie në sheshin “Skenderbe”, aty ku janë të vendosur edhe protestuesit e opozitës.
Edhe brenda Kuvendit ka forca të shtuara të Policisë, por kësaj here ata nuk janë duke qëndruar të barrikaduar, sikur herave të kaluara.
Në anën tjetër sheshi po vazhdon të mbushet me protestues./GazetaExpress