Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Atë që s’ndodhi në ’97-n, e bëri Rama. Futi bandat në Parlament për t’u mbrojtur nga shqiptarët”

2016/02/25 at 8:02 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Blushi: Këtu s’ka popull as drejtësi ndaj jemi në Parlament!

Deputeti i PS, Ben Blushi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar pa pranine e opozites shtyrja e reformes territoriale deri ne 31 korrik.

Futja e kriminelëve në Kuvend, për Ben Blushin është përgjegjësi direkte e Edi Ramës, që sipas tij, sot duhet ti kërkojë ndjesë shqiptarëvë.


Në një shkrim për “Panorama”, Blushi thotë se Rama po bën atë që nuk u bë dot në ’97-n, ku bandat e armatosura edhe pse u përpoqën, nuk hynë dot në Parlament.

Për Blushin, Rama i futi bandat për tu mbrojtur me to nga qytetarët shqiptarë.

Ja shkrimi i plotë i Blushit:

Shikoni si kemi perfunduar.

Nje deputet kerkohet te largohet nga ky parlament pas nje incidenti me arme ku u plagosen kater vete.

Nje deputet tjeter, sipas Gjykates Kushtetuese, nuk duhej te ishte mbrojtur nga ky parlament pasi ka konflikt interesi per shkak te perfitimit te padrejte te fondeve publike.

Nje biznesmen u qellua para dy ditesh pas numerimit te votave per delegatet e Partise Socialiste ne Lezhe.

Ne listen e Lezhes te Partise Socailiste, ishin edhe dy gra te cilat nuk erdhen kurre ne kete kuvend.

Mesa duket nuk kishin as arme as para. Njeriu qe erdhi pas tyre, eshte nenkryetar i Partise Demokristiane dhe njekohesisht kandidat per kryetar te Partise Socialiste, çka i jep pak humor kesaj shemtije.

Nje deputet tjeter i kesaj shumice, i ardhur ketu edhe me vota socialistesh, eshte ne burg i akuzuar per vrasje dhe ikje te policise, pasi kishte fshehur nje trafikant ne makine.

Per nje deputet, qe u largua vjet nga Partia Socialiste, pas nje debati se kush donte te vriste ke ne pranine e ministrit te brendshem dhe kryeministrit, Shtetet e Bashkuara, leshuan nje deklarate aq te forte sa dukej sikur mezi kishin pritur largimin e tij nga Kuvendi.

Njeri nga raporteret e Parlamenti Evropian per Shqiperine, Knut Fleckenstein e pyeti dje ministrin e Brendshem si ka mundesi qe nje deputet qe ka qelluar me arme kthehet ne parlament. Ai nuk e pyeti per rendin por per nje deputet qe ka shkelur rendin sepse pas kesaj pyetjet per rendin smund te jene me ne rend. Por nuk eshte vetem kaq.

Kryeministri shkon ne Kavaje dhe me mburrje i thote nje kryetari bashkije se eshte nder ta ndryshosh emrin dhe nuk ka PROBLEM NESE JE HASAN APO SAHAN, rendesi ka te fitosh dhe te jesh nje mace ne karvanin tim. Ministri i Financave i cili u zevendesua para nje jave dhe sot do ta shkarkojme, eshte i vetmi minister me mandat deputeti nderkohe qe te gjithe e kane lene mandatin. E dini pse? Sepse personi qe vjen pas tij me as duket eshte i papershtatshem ose nuk eshte aq sa duket muskuloz.

Kjo eshte vetem nje pjese e kronikes se ketij parlamenti Dhe pyetja ne cfare vendi jetojme? Pse nuk flitet per pune, por per vrasje. Pse nuk flitet per shkolla, por per grabitje. investim i PD-së?

Pse nuk flitet per drejtesi por per favorizim politikanesh nga gjykatat. Pse nuk flasim dot ne kete Parlament per ulje taksash, per ulje cmimesh per rritje pagash, por vetem per kastrim, pastrim, dekriminalizm, njollosje, kanosje, baltosje dhe carmatosje?

Ne vitin 1997 Shqiperia u shthurr. Sali Berisha hapi depot e armeve dhe ia hodhi shqiptareve neper kembe, si shperblim per dashurine e madhe qe kishte per ta. Neper gjithe qytetet e Shqiperise u krjijuan banda. Edhe aty nuk kishte grupet kriminale u krijuan vetvetiu, sepse mjafton te hedhesh armet ne nje shesh fshati dhe aty do krijohet nje bande nga asgjeja.Varferia dhe mungesa e shtetit ishin dhe jane materniteti i krimit.

Por megjithese e qeverisen Shqiperine per nja tre kater muaj, bandat e vitit 1997 nuk erdhen dot ne parlament. Ato nuk e kapercyen kurre deren e ketij Kuvendi ,jo sepse s’kishin force, arme dhe ndoshta edhe perkrahje. Por sepse askush nuk i ftoi. Çuditerisht ata erdhe 16 vjet me vone.

Gjeten nje njeri ne nevoje, ne ankth per pushtet dhe i dhane kurajo. E frymezuan dhe i hoqen friken nga vetja. Ky ishte Edi Rama. Ai mendoi se i perdori bandat per t’u mbriojtur nga qeveria. Ne fakt u mbrojt nga vetja. Sot po i mban per t’u mbrojtur nga shqiptaret.

Kjo eshte historia shkurter e hyrjes se krimit ne kete Kuvend, per ta ndikuar,per ta dhunuar,per ta mjele, per ta vjele,per ta lidhur per ta zgjidhur, per ta kapur,per ta hapur, per ta zgrapur, per ta sakatur,per ta zukatur, per ta kullotur,kullufitur,per ta llokur dhe ndotur .

Sot jam i bindur se njerezit qe duan ti zgjidhin problemet e tyre me force me arme dhe me para bejne ligje dhe ndryshojne politika ne kete kuvend.Ligji i ketij kuvend eshte nuk eshte ligji i shumices as ligji i arsyes,ai eshte ligji i te fortit.

Keta njerez kane kapur dhe partine me te madhe ne kete parlament dhe kjo eshte arsye qe aty nuk ka zgjedhje.Sepse nese ka zgjedhje bandat ikin.Ai qe i ftoi nuk do e kete me dore ti ftoje serish.Ai fton bandat dhe ato mbajne ate ne pushtet.Kjo eshte ceshtja.

Une i pyes te gjithe koleget e mi:

Pse kane ndodhur te gjitha keto? Te gjithe e kemi nje pergjigje.Une po e them. Nevoja per pushtet te pakufijshem e coi ketu Partine Socialiste, te cilen sot e ke veshtire ta mbrosh. Jo sepse ajo eshte e kriminalizuar, perkundrazi,por sepse nuk ka me fuqi dhe mundesi ti rezistoje nga kapjes dhe kriminalizmit te brendshem.

Deri ketu na coi nevoja per pushtet me cdo mjet, me cdo cmim, pa asnje plan dhe asnje qellim. Prandaj them se sot ka ardhur dita qe dikush te kerkoje ndjese ne kete kuvend.

Ai qe duhet te kerkoje ndjese eshte vetem nje: Edi Rama.

Cuditerisht ky kerkoi ndjese ne vitin 2005 per gjera qe nuk i kishte bere. Sigurisht qe sot nuk ka per te kerkuar ndjese per ato qe ka bere. Ai nuk kerkon dhe ska per te kerkuar ndjese jo sepse i vjen turp nga ndjesa, cka do ishte njerezore,por per shume me pak se kaq:ai nuk beson se futja e krimit dhe biznesit ne parlament eshte nje mekat politik.

Ai e quan norme kete qe ka ndodhur.Ai mendon se nuk ka bere asgje por perkundrazi i ka bere Shqiperise nje nder te madh : ka ardhur ne pushtet.

Kjo i ngjan nje njeriu qe mbjell kerpudha ne vend te frutave dhe helmin e shet per sheqer jo vetem duke kercenuar bleresit por edhe duke ndryshuar cmimet dhe madje duke i kerkuar kuponin e votes! Ja pra historia e kerpudhes qe u be frut! Ajo mbiu ne kete parlament dhe tani shumices i duhet ta gelltise!



Ju sugjerojmë

Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez spiunazhi
Bota

Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez spiunazhi

10 Maj, 2025 5:19 pm
VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para
Aktualitet

VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para

10 Maj, 2025 5:02 pm
Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë
Bota

Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë

10 Maj, 2025 4:52 pm
Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!
Aktualitet

Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!

10 Maj, 2025 4:33 pm
Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian
Sport

Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian

10 Maj, 2025 4:02 pm
1 shekull zgjedhje në Shqipëri/ Shqiptarët e diasporës votuan edhe në 1921
Aktualitet

1 shekull zgjedhje në Shqipëri/ Shqiptarët e diasporës votuan edhe në 1921

10 Maj, 2025 3:47 pm
Qytetari në Lezhë kallëzon kandidatin e PD, Gjin Gjoni: Më erdhi në banesë për votën
Aktualitet

Qytetari në Lezhë kallëzon kandidatin e PD, Gjin Gjoni: Më erdhi në banesë për votën

10 Maj, 2025 3:35 pm
“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim
Aktualitet

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim

10 Maj, 2025 3:05 pm
Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier
Aktualitet

Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier

10 Maj, 2025 3:02 pm
Demokracia në SHBA nën presion
Bota

Trump: India dhe Pakistani ranë dakord për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm

10 Maj, 2025 2:50 pm
Para
Rama: Partia që përdor vezët ka shterruar. Reagon Basha: Je i kapur në shtrat me krimin

Rama: Partia që përdor vezët ka shterruar. Reagon Basha: Je i kapur në shtrat me krimin

Ky rrip koke ju vë në gjumë përmes tingujve të lehtë në tru

Ky rrip koke ju vë në gjumë përmes tingujve të lehtë në tru

Si e gjykoni sjelljen e PD në parlament?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez spiunazhi

Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez spiunazhi
10 Maj, 2025

Agjencia kryesore e sigurisë e Ukrainës tha se ka zbuluar një rrjet spiunazhi të drejtuar nga Hungaria që po kërkonte...

Lexo më shumë

VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para

VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para
10 Maj, 2025

Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtunë në qytetin e Durrësit. Raportohet se një autobus i...

Lexo më shumë

Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë

Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë
10 Maj, 2025

Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, ka thënë të shtunën se do të kërkojë nga Rusia “njëfarë lloj mbështetjeje...

Lexo më shumë

Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!

Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!
10 Maj, 2025

Vetëm një ditë para zgjedhjeve të 11 Majit, deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka akuzuar socialistët për blerje të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com