Nuk është mirë që të rrini shtrirë në shpinë, përveç rasteve kur jeni shumë e lodhur. Spitalet nuk janë vende të këndshme, por përpiquni që kur shtriheni të rrini në krah dhe të ndjeheni sa më rehatshëm. Nëse rrini shtrirë ju i ngadalësoni kontraksionet dhe e zgjasni lindjen.
Përveç kësaj, kur ecni do të ndieni më pak dhimbje se sa kur qëndroni shtrirë. Përpiquni që të ecni sa më shumë dhe gjatë kësaj kohe mbani kufje në veshë dhe dëgjoni muzikën që ju e pëlqeni./telegrafi