Facebook ka pasuruar gjatë ditës së sotme opsionin like me disa ikona të tjera që shprehin dashuri humor, por edhe mërzi apo inat. Në një status në faqen e tij,themeluesi i këtij rrjeti social shpjegon edhe arsyet e krijimit të këtyre opsioneve dhe daljen e tyre pikërisht në këtë moment.
“Sot është dalja botërore e reagimeve në butonin e ri like, i cili ju jep më shumë mundësi të shprehni veten.
Jo çdo moment që ju ndani mund të jetë i lumtur. Ndonjëherë ju doni të ndani diçka të trishtueshme apo frustruese. Komuniteti ynë na ka kërkuar një buton dislike prej vitesh, por jo për faktin që njerëzit duan të tregojnë se nuk i pëlqejnë postimet e miqve të tyre. Njerëzit duan të shprehin ndjesitë e tyre dhe ne po e bëjmë të mundur të shpërndajmë një gamë më të gjerë emocionesh.
Kam shpenzuar shumë kohë me skuadrën time, për ta bërë këtë në mënyrën e duhur. Një nga qëllimet e mia ka qenë që ta bëjë në një mënyrë po aq të thjeshtë sa ç’ka qenë klikimi mbi butonin like. Rezultati është ky reagim, që ju lejon të shprehni dashurinë, të qeshurën, çudinë, mërzinë apo inatin.
Dashuria është reagimi më popullor, i cili më përket edhe mua!”