Policia e Lezhës ka identifikuar autorët e atentatit ndaj biznesmenit Landi Gjet Noka, i qëlluar sot me kallashnikov në kokë teksa lëvizte në mjetin e tij BMW X5.
Burimet tregojnë se biznesmeni i qymyrit, Landi Gjet Noka ka patur konflikte me autorin e dyshuar.
Më i fundit ndodhi para dy ditësh në qytetin e Lezhës mes vëllait të biznesmenit dhe autorit.
Sipas policisë shkak ka qenë edhe ngjarja e ndodhur me datë 22.02.2016, ku në Komisariatin e Policisë Mirditë ka shkuar shtetasi Marjo Gjet Noka, banues në Rrëshen, i cili ka bërë kallëzim se në orën 14:10 të po kësaj date ka qenë duke shkuar në shtëpi me familjen dhe shtetasit Tanush (Tonin) Kaçorri dhe Land Kaçorri i kanë dalë përpara duke e ofenduar, sharë dhe ku kanë tentuar të veprojnë edhe me duar.
Por shtetasi Marjo Noka nuk u është përgjigjur duke u larguar me makinë për në shtëpi ku dhe është ndjekur nga ata deri tek banesa e tij.
Për këtë ngjarje janë referuar materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Fyerje”. /Panorama.al