Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Amnesty International: Hysni Burgaj dhe Agron Kuliçaj nuk u dënuan për 21 Janarin

2016/02/24 at 9:41 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Si do të kujtohet sot 21 Janari?

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Amnesty International nxori raportin e saj vjetor mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, ku analizon 160 vende, ndër të cilat edhe Shqipërinë.

Ndër problemet kryesore që nënvizon AI në Shqipëri, janë gjendja e komuniteteve roma dhe egjiptase, sidomos për sa i përket të drejtës për strehim; situata e rëndë ekonomike që ka detyruar mijëra shqiptarë të largohen drejt vendeve të Evropës Perëndimore dhe mbrojtja e pamjaftueshme e viktimave të dhunës në familje.

Organizata ndërkombëtare shpreh shqetësim për shkatërrimin në korrik të banesave të shumë familjeve rome, pasi ishin identifikuar si ndërtime të paligjshme dhe autoritetet nuk kishin lejuar legalizimin e ndërtimeve në përputhje me ligjin e vitit 2014.

Dhuna ndaj grave dhe vajzave, një temë që ngrihet shpesh në raportet ndërkombëtare për gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri, përfshihet edhe në raportin e sivjetshëm të Amnesty Internationa. Organizata thotë se megjithë kërkesat e shumta pranë autoritete të grave dhe vajzave për mbrojtje nga dhuna në familje, vetëm një përqindje e vogël e këtyre kërkesave janë miratuar, pasi viktimat tërheqin padinë si rezultat i presionit nga të afërmit.

Kultura e pandëshkueshmërisë mbetet problem, vëren në raportin e saj Amnesty International, duke përmendur ish-drejtorin e policisë së shtetit Hysni Burgaj dhe zëvendësin e tij Agron Kuliçaj që nuk zbatuan urdhër-arrestet për anëtarë të Gardës Kombëtare të akuzuar për vrasjen e katër protestuesve në janar 2011. Si rast mosndëshkimi, AI përmend dhe vrasjen e Aleks Nikës.

Ndër probleme të tjera në Shqipëri, raporti ngre gjendjen e vështirë ekonomike që ka shtyrë mijëra vetë gjatë vitit të kaluar të kërkonin strehim në Evropën Perëndimore. Po ashtu mbetet problem, thekson Amnesty International, gjendja në burgje dhe qendra para-burgimi ku të burgosurit dhe të ndaluarit keqtrajtohen dhe mbahen në kushte të papërshtatshme.

Amnesty International nxjerr çdo vit një raport mbi respektimin e të drejtave të njeriut në botë. Në prezantimin e raportit të sivjetshëm, organizata thekson se shumë nga të drejtat e njeriut janë aktualisht nën kërcënimin e masave të ashpra për hir të sigurisë kombëtare, apo nën presionin e interesave afat-shkurtra kombëtare. Një prirje e rrezikshme, thekson organizata, vërehet aktualisht ku qeveritë po përpiqen të kufizojnë shumë të drejta duke i cilësuar si kërcënime ndaj sigurisë. Kjo prirje, thekson Amnesty International po vë në rrezik përparimet e bëra në botë gjatë 70 viteve të fundit. /Voa/

Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
Ndërtimet pa leje/ 8 inspektorë ndërtimi dhe dy policë në pranga. Ja emrat

Ndërtimet pa leje/ 8 inspektorë ndërtimi dhe dy policë në pranga. Ja emrat

Ky vend paguan 20 mijë euro për mjekët, por asnjë nuk e preferon

Ky vend paguan 20 mijë euro për mjekët, por asnjë nuk e preferon

Horror në Australi, nëna gjen të birin në shtrat të kafshuar nga pitoni

Horror në Australi, nëna gjen të birin në shtrat të kafshuar nga pitoni

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com