Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Flet portieri i Përrenjasit: Ja se si mu sulën për të më rrahur 10 lojtarë të Gramozit

2016/02/24 at 12:50 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/ Flet portieri i Përrenjasit: Ja se si mu sulën për të më rrahur 10 lojtarë të Gramozit

Ai u shndërrua në personazhin më të diskutuar të fundjavës në futbollin inferior shqiptar. Videoja ku portieri i Domosdovës Josel Shtrepi dhunohej nga lojtarët e Gramozit është një prej më të klikuara gjatë dy ditëve të fundit. Pa dyshim, është portieri më i diskutuar pas asaj që ndodhi në ndeshjen ndaj Gramozit në Ersekë.

Në rrëfimin e tij për gazetën “Panorama Sport”, portieri tregon gjithçka ndodhi në sfidën e së dielës. Rrëfimi “Çdo gjë po shkonte normalisht deri në minutën e 87- të kur ne shënuam golin e avantazhit.

Vendasit u acaruan nga ky fakt dhe nisën lojën e ashpër duke bërë ndërhyrje të rënda. Në një moment, i ndërhyhet shumë ashpër Karajt në mesfushë dhe të gjithë lojtarët vendas e rrethuan atë.

Unë vrapova për ta ndihmuar atë dhe përballem me lojtarët e Gramozit, të cilët më thonë: ‘po ti, çfarë do?’. Në atë moment më godasin me grushte e shkelma dhe të them të drejtën i godita edhe unë për t’u mbrojtur.

Aty ndërhynë menjëherë shokët e mi të skuadrës. Gjithashtu, dua të përgëzoj edhe forcat e rendit që reaguan në momentin e duhur, pasi mund të kishte shkuar edhe më keq duke qenë se gjithë lojtarët e Gramozit u vërsulën për të më goditur.

Madje, u çuan edhe ata nga stoli. Në atë moment më kanë goditur edhe me një gur në kokë tifozët, por që nuk ishte i rrezikshëm”, tregon fillimisht Shtrepi.

“Gardiani” i Domosdovës u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari, në një kohë që është shoqëruar nga forcat e rendit gjatë të gjithë kohës derisa ka përfunduar ndeshja për të udhëtuar më pas drejt Prrenjasit së bashku me skuadrën.

“Arbitri më ndëshkoi me karton të kuq, pasi ashtu e vlerësoi ai. Iu duk sikur unë do të godisja ndonjë lojtar, në një kohë që thjesht vrapova drejt mesfushës për të ndihmuar shokun e skuadrës. Ne nuk na interesonte tensioni, pasi ishim duke fituar.

Kam hyrë në dhomat e zhveshjes i shoqëruar nga forcat e rendit dhe pasi jam bërë gati, kam pritur skuadrën derisa ka përfunduar ndeshja. Ishte një ngjarje që dua ta harroj sa më shpejt. Megjithatë, në një situatë të tillë, i rëndësishëm është fakti që përfundoi me kaq dhe nuk shkoi më keq. Aktualisht, jam mirë dhe nuk kam asnjë shenjë.

Dua të falënderoj forcat e rendit që më qëndruan pranë në çdo moment duke më mbrojtur. Nëse nuk do të reagonin ata në mënyrë të shpejtë dhe shokët e mi të skuadrës, atëherë mund të kishte përfunduar më keq, pasi m’u vërsulën 10 kundërshtarë për të më goditur”, përfundon rrëfimin e tij portieri i Domosdovës, Josel Shtrepi.

Ndërkaq, dhuna që ndodhi të dielën në Ersekë do të kalojë për shqyrtim në Komisionin e Disiplinës pranë FSHF-së.

Ju sugjerojmë

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

10 Maj, 2025 10:28 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

10 Maj, 2025 9:55 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

10 Maj, 2025 9:33 pm
Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

10 Maj, 2025 9:16 pm
Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

10 Maj, 2025 9:03 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?
Bota

Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?

10 Maj, 2025 7:43 pm
Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës
Aktualitet

Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës

10 Maj, 2025 7:14 pm
Para
Hetimet/ Ja prova që fundos drejtorin e arrestuar të Tatimeve në Tiranë

Hetimet/ Ja prova që fundos drejtorin e arrestuar të Tatimeve në Tiranë

Video-Humor/ Në radhë për të shqiptuar emrin e Shkëlzen Gashit. Ja se si lojtarët e Kolorado Rapids përpiqen të gërmëzojnë emrin e bomberit Kuq e Zi

Video-Humor/ Në radhë për të shqiptuar emrin e Shkëlzen Gashit. Ja se si lojtarët e Kolorado Rapids përpiqen të gërmëzojnë emrin e bomberit Kuq e Zi

Greta Koçit i bllokohet kënga nga You Tube

Greta Koçit i bllokohet kënga nga You Tube

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
10 Maj, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e zgjedhjeve të 11 majit, një tjetër incident është regjistruar në fshatin...

Lexo më shumë

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
10 Maj, 2025

Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i...

Lexo më shumë

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
10 Maj, 2025

Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim dy persona të cilët akuzohen për krime zgjedhore. Përmes një njoftimi, blutë bëjnë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
10 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë mbrëmjen e sotme në postim në rrjetet sociale ku ka denoncuar një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com