Telefonatat mes ish-kryeministrit të Italisë Silvio Berluskoni dhe bashkëpunëtorëve të tij janë përgjuar nga njësitë speciale të NSA. Kjo ka nxitur zemërimin e partisë së tij Forza Italia.
Mediat italiane shkruajnë mbi një takim të mbajtur më 22 tetor 2011 mes ishkryeministrit, Berluskoni dhe ish-presidentit francez Sarkozy dhe Kancelares Merkel, në të cilën Sarkozi i kishte thënë Berluskonit se “institucionet financiare italiane së shpejti do të “hidheshin në erë” si tapa e një shishe shampanje dhe se fjalët nuk mjaftojnë më e se Berluskoni tani duhej të merrte vendime.
Hapat që çuan më pas në dorëheqjen e Berluskonit janë ndjekur pra me kujdes nga NSA.Në bazë të këtyre dokumenteve të reja të publikuara, janë kapur bisedat e Berluskonit, këshilltarit të tij personal, Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, këshilltarit diplomatik etj. Ndërsa në një bisedë telefonike mes Berlusconit dhe Netanyahu, në ekstraktin e NSA thuhet se “Berlusconi i kishte premtuar për të vënë Italinë në dispozicion të Izraelit, duke ndihmuar që kjo e fundit të rivendoste marrëdhëniet e mira me Uashingtonin.