Këngëtari dhe aktori i famshëm amerikan, Adam Levine ka dhënë recetën për një martesë të suksesshme. I pyetur për recetën e lumturisë, Adam ka thënë se ta dëgjosh gruan, do të thotë të jesh i lumtur.
“Sekreti i lumturisë? Të dëgjosh gruan gjithmonë, të bësh çfarë të thotë ajo sepse rezultati gjithmonë në fund është i mirë. Gruaja gjithmonë duhet të jetë në plan të parë. Edhe kur mendon se ajo e ka keq, fundi do të dal gjithmonë i mirë” ka thënë Adam Levine.
Këngëtari i grupit “Maroon 5” u martua para dy vitesh me bukuroshen, Beha Prinsloo me të cilën duket se është i lumtur.