Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga Totti te Maldini, ja fundi i hidhur i legjendave

2016/02/23 at 2:00 AM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga Totti te Maldini, ja fundi i hidhur i legjendave

Më 20 shtator të 2013-ës Francesco Totti rinovoi kontratën me Roma-n deri më 30 qershor të 2016-ës dhe gjatë një konference për shtyp theksoi faktin se skuadra e jetës së tij e kishte trajtuar si një mbret, ndryshe nga sa kishte bërë Juventus me Del Piero-n.


Ndoshta gjërat që kanë ndodhur këto ditë, me Spalletti-n që e ka përjashtuar nga ekipi, e kanë shtyrë të ndryshojë mendim: ka kërkuar respekt, mesa duket mendon se nuk e ka marrë këtë nga tekniku dhe (akoma jo) nga klubi, me të cilin do të ulet rreth një tavoline për të diskutuar për të ardhmen e tij. Rezultati i këtij takimi ka shumë mundësi të jetë vendimtar për t’i kthyer qetësinë. Por kapiteni verdhekuq nuk është i pari që kalon një moment të tillë.

Nga Maldini te Zanetti, historia është e mbushur me legjenda, që, për arsye të ndryshme, nuk kanë marrë respektin e merituar në momentin e finishit. “Në fushë ke qenë një kampion i përjetshëm, por nuk ke treguar respekt ndaj atyre që të kanë pasuruar. Ata që ke përkufizuar si mercenarë dhe leckamanë të falënderojnë për karrierën e lavdishme 24-vjeçare”.

Më 24 maj të 2009-ës, pas 24 vitesh te Milan, tifozët ultras të skuadrës kuqezi e kanë përshëndetur në këtë mënyrë Maldini-n, ndërsa kapiteni legjendar po bënte xhiron e fushës dhe pjesa tjetër e “San Siro”-s e duartrokiste. “Jam krenar që nuk jam njëri prej tyre”, ka qenë përgjigja e Paolo-s. Por imazhi i festës së prishur ka mbetur. Ndërsa festa e Del Piero-s ka qenë e mrekullueshme, e përbërë nga festimet për titullin e fituar dhe nga goli i tij në ndeshjen e fundit të kampionatit në “Juventus Stadium” kundër Atalanta-s në 2012-ën. Në këtë pikë hidhërimi i kishte kaluar, por lamtumira me Andrea Agnelli-n nuk ka qenë aspak e bukur, sepse presidenti bardhezi ka lajmëruar ndarjen në një konferencë për shtyp, pa e informuar atë personalisht, ndërsa “Pinturichio” priste dhe ëndërronte ta mbyllte karrierën tek Juventus.

Një tradhti të tillë Javier Zanetti nuk e ka vuajtur, aq sa, ndryshe nga Maldini dhe Del Piero, ka kaluar nga fusha në zyrë, duke u bërë zëvendëspresident i Inter-it. Por në vitin e tij të fundit ka luajtur shumë pak dhe Mazzarri i mohoi gëzimin e pjesëmarrjes në derbin e fundit të karrierës, që zikaltrit e humbën 1-0. Një vendim që tifozët interistë nuk ia kanë falur kurrë trajnerit.

Kur Raul i tha lamtumirë Real Madrid, ishte vetëm 33 vjeç, shumë më i ri në krahasim me 40 vitet e kaluar ose pothuajse të arritur nga flamujt e futbollit italian. Kishte nënshkruar një kontratë të përjetshme me skuadrën ku kishte lindur si futbollist dhe që, ashtu si Del Piero, e kishte ndihmuar të pushtonte botën. Por në një skuadër që kishte Cristiano Ronaldo-n, ai u kthye shumë shpejt në një lojtar stoli, për këtë arsye mori vendimin për të thënë lamtumirë, sepse “Bernabeu” mërmëriste, sepse Florentino nuk e donte dhe sepse Mourinho, sapo kishte marrë drejtimin e ekipit, nuk mund t’i premtonte një vend si titullar.

Ja përse në 2010-ën u transferuar te Schalke, në Gjermani, ku realizoi gola të tjerë në Champions, duke përmirësuar rekordin e tij, që më pas është thyer nga jashtëtokësorët Messi dhe Ronaldo, me këtë të fundit që mori dhe numrin e tij te Real-i. Për Iker Casillas gjërat kanë shkuar edhe më keq: Mou e nxori jashtë loje, me Ancelotti-n fitoi një Champions, por “Bernabeu” filloi ta vërshëllente pas disa gabimeve dhe aventura e tij te “Los Blancos” shkoi drejt një fundi aspak të lumtur. Kështu, në moshën 34-vjeçare, portieri tha lamtumirë dhe shkoi te Porto. 2015-ta ka qenë e mbushur me lamtumira të bujshme, nga Gerrard te Xavi, duke kaluar nga Cech dhe Schweinsteiger. Por mbrapa lotëve të Casillas ka pasur diçka më shumë, ato lotkanë ardhur nga tymi i shkaktuar nga djegia e një flamuri./ Telesport



Ju sugjerojmë

Mesazhi i Trump për kompanitë e naftës: Mbani çmimet të ulëta, po ju vëzhgoj
Bota

Mesazhi i Trump për kompanitë e naftës: Mbani çmimet të ulëta, po ju vëzhgoj

23 Qershor, 2025 4:33 pm
Çdo natë banorët dëgjojnë zhurma nën tokë, shfaqet një fenomen i rrezikshëm në Belsh
Aktualitet

Çdo natë banorët dëgjojnë zhurma nën tokë, shfaqet një fenomen i rrezikshëm në Belsh

23 Qershor, 2025 4:19 pm
Aeroporti i Rinasit do të presë udhëtimet e para transoqeanike
Aktualitet

ACI: Aeroporti “Nënë Tereza” kryeson në rajon, rritje rekord prej…

23 Qershor, 2025 4:09 pm
Pas 5 ditë kërkimesh, polumbarët gjejnë në Shkumbin trupin e 46-vjeçarit
Aktualitet

Gjendet një trup i pajetë pranë lumit Shkumbin

23 Qershor, 2025 3:59 pm
Proda takim me Adam Ball: Të thellojmë bashkëpunimin kundër krimit të organizuar
Aktualitet

Proda takim me Adam Ball: Të thellojmë bashkëpunimin kundër krimit të organizuar

23 Qershor, 2025 3:46 pm
Ana njerëzore e inteligjencës artificiale dhe potenciali i saj për Shqipërinë: Një…
Kryesore

Ana njerëzore e inteligjencës artificiale dhe potenciali i saj për Shqipërinë: Një…

23 Qershor, 2025 3:37 pm
Vijon dezinsektimi në zonën turistike të Lalëzit
Aktualitet

Vijon dezinsektimi në zonën turistike të Lalëzit

23 Qershor, 2025 3:22 pm
Do të ketë sukses samiti i NATO-s me ujdinë e re?
Bota

Do të ketë sukses samiti i NATO-s me ujdinë e re?

23 Qershor, 2025 3:08 pm
Rrugorja shton kontrollet: Bllokohen 23 motomjete dhe 12 makina. Ja vlera e gjobave
Aktualitet

Rrugorja shton kontrollet: Bllokohen 23 motomjete dhe 12 makina. Ja vlera e gjobave

23 Qershor, 2025 2:45 pm
SPAK shtyn afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH
Aktualitet

SPAK shtyn afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH

23 Qershor, 2025 2:42 pm
Para
Zbulohen detaje të reja/ Atentati i Elbasanit. Vrasësit të veshur me uniforma ushtarake ruse

Masakra e Elbasanit/Pse po vonon policia ekspertizën e armëve?

Yjet bojkotojnë OSCAR, ja arsyeja

Ja aktorët e nominuar për OSCAR, që s'kanë fituar kurrë një të tillë

Në mes të ditës/ Po llampat e harruara ndezur nga bashkia, kush i paguan?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mesazhi i Trump për kompanitë e naftës: Mbani çmimet të ulëta, po ju vëzhgoj

Mesazhi i Trump për kompanitë e naftës: Mbani çmimet të ulëta, po ju vëzhgoj
23 Qershor, 2025

Donald Trump u ka lëshuar një paralajmërim të ashpër kompanive të naftës që mund të përfitojnë nga trazirat në Lindjen...

Lexo më shumë

Çdo natë banorët dëgjojnë zhurma nën tokë, shfaqet një fenomen i rrezikshëm në Belsh

Çdo natë banorët dëgjojnë zhurma nën tokë, shfaqet një fenomen i rrezikshëm në Belsh
23 Qershor, 2025

Në fshatin Dëshiran në Bashkinë e Belshit është shfaqur një fenomen i rrezikshëm natyror. Pranë disa banesave janë hapur gropa...

Lexo më shumë

ACI: Aeroporti “Nënë Tereza” kryeson në rajon, rritje rekord prej…

Aeroporti i Rinasit do të presë udhëtimet e para transoqeanike
23 Qershor, 2025

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) “Nënë Tereza” është pozicionuar si një nga qendrat më dinamike të lidhjes ajrore në rajon....

Lexo më shumë

Gjendet një trup i pajetë pranë lumit Shkumbin

Pas 5 ditë kërkimesh, polumbarët gjejnë në Shkumbin trupin e 46-vjeçarit
23 Qershor, 2025

Një trup i pajetë është gjetur paraditen e sotme në rrjedhën e lumit Shkumbin, në Elbasan. Sipas uniformave blu mësohet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com