TIRANE- “Jam përjashtuar nga PS. Do të mbaroj mandatin dhe më pas do të shoh nëse do rri në politike. Po pres me qetësi vendimin e Gjykatës së Lartë”, tha Armando Prenga teksa dilte nga Komisioni i Sigurisë. Por ndryshe nga sa thotë ai, në listën e deputetëve të PS, emri i tij nuk është hequr. Shihni bashkëngjitur përshkrimin në faqen e parlamentit.
Armando Prenga iu rikthye sot jetës parlamentare, tre ditë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi ta lërë me masën detyrim paraqitje.
Pak kohë më parë Prenga dhe famija e tij u përfshinë në një konflikt me familjen Cali në Laç, ku deputeti i PS u akuzua se kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa personave nga kjo familje.