Sadije Berisha i ka dhënë të drejtë Erion Velisë për ndërtimin e parkut te Liqeni, si kundërvënie ndaj Shkëlzenit dhe ish kunatit të saj Jamarbërit. Ajo ka shkruar në Facebookun e saj:
“Duhen lodrat në Parkun Kombëtar.
Më në fund dikush po krijon një ‘’hapësirë të hapur lodrash’’ në parkun e Tiranës, duhet të ishte bërë vite më parë dhe është pikërisht kjo që mungon në këtë park.
Një palestër e hapur, pa pagesë do të ishte një benefit i madh për shëndetin e qytetarëve që nuk mund ta përballojnë, do të ishte një ide shumë e mirë ’’, shkruan Sadije Berisha.