Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla deklaroi nga Lushnja se Prokurora ka nisur verifikimet ndaj lejes së Bashkisë së Tiranës, për ndërtimin e këndit të lojrave brenda parkut të liqenit artificial të Tiranës.
Në një prononcim pas analizës së Prokurorisë së Lushnjes, Llalla u shpreh se, nëse nga verifikimet rezulton të ketë patur elementë të veprës penale, atëherë do të nisin hetimet.
Mbrëmë disa aktivistë të shoqërisë civile informuan Kryeprokurorin për dyshimet se leja për ndërtimin e parkut është e falsifikuar.
Në takim ishin Sazan Guri, Eljan Tanini, Ervin Goci dhe Artan Manushaqe. Menjëherë pas takimit, përfaqësuesit e shoqërisë civile depozituan një kallëzim penal.