Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveri qe godet gra!

2016/02/21 at 11:15 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Qeveri qe godet gra!

Anetarja e Keshilit Bashkiak ka reaguar sot pas ngjarjeve tek liqeni!

Nga Klodiana Shala –

Nderkohe që qytetarët protestojnë për të drejtën e tyre absolute për diçka e cila iu përket, policia e shtetit nuk harron të tregojë fytyrën e saj të vërtetë. Dhuna që u ushtrua ndaj një femre ishte akti më i ulët i këtij pushteti policor, i cili tashmë ka kaluar përtej çdo parashikimi të mundshëm. Them fytyra e vërtetë e shtetit pasi ky nuk është thjesht një akt I bërë nga një oficer I policisë, por është një model, të cilin kjo qeveri e servir si model të suksesit tek qytetarët e këtij vendi. Personalisht e cilësoj si modelin më të ulët të arrogancës policore.
U qëllua një grua, nëna e dikujt apo motra e dikujt tjetër, nuk ka rëndësi. Aty mund të isha unë, mund të ishte dikush tjetër. I rëndësishëm është fakti se sot, ata të cilët kanë detyrim ligjor të mbrojnë një femër nga dhuna, bëhen vetë modeli i dhunës ndaj një femre. Një shtet i tërë i cili sulet egërsisht kundër njerëzve të ndershëm të këtij vendi, vetëm sepse ata po ndalojnë që interesa korruptive të pushtetit të gllabërojnë hapësirat publike, të cilat janë pjesë e jona.
Si femër e dënoj ashpër këtë akt të turpshëm dhe këtu besoj se gjej mbështetjen e të gjitha grave dhe vajzave të cilat e shohin dhunën ndaj femrës si aktin më të ulët që mund të ndodhë ndonjëherë. Mendoj dhe besoj se bie burrëria e një mashkulli, në momentin që ai ngre dorën mbi një femër. Por ndërkohë, sot ka rënë dhe morali i kësaj qeverie kriminelash, të cilat prej kohësh kanë një luftë të hapur me qytetarët e thjeshtë të këtij vendi.
Kush kujtojnë se janë këta për të ushtruar dhunë publike ndaj femrave? Çfarë modeli përcjell kjo polici e Tahirit për qytetarët?
Përcjell modelin e dhunës… dhunë për të gjithë ata që nuk i binden kësaj qeverie… dhunë për të gjithë ata që protestojnë për të drejtat e tyre… dhunë për të gjithë ata që protestojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre… dhunë dhe vetëm dhunë nga shteti policor i Ramës dhe Tahirit.
Po nuk mund ta dinë këta njerëz se një femër del në protestë vetëm atëhere kur ajo ka një arsye të fortë. Nuk e dinë këta se kjo qënie humane që krijon një jetë del aty për të mbrojtur atë jetë…. Jetën e fëmijës së saj… familjes së saj. Jeta jonë është oksigjeni i atij parku, pasi është i vetmi vend ku ne mund të gjejmë sadopak qetësi shpirtërore, pas një dite të ngarkuar në një qytet kaotik si Tirana me betonizimin që i bëri vetë kryeministri i sotëm kur ishte kryetari i Bashkisë.
Nuk dimë asgjë sepse mendja e këtij pushteti, i cili përdor forcën oër të ndalur fjalën e lirë, punon vetëm për të përfituar nga pasuritë që na ka falur natyra. Mendon së si mund të vjedhë xhepat e qytetarëve duke i varfëruar ata përditë dhe duke i bërë të duken edhe më të pafuqishëm përballë oligarkisë. Sot ndihem më tëpër se e irrituar nga këta monstra që po përdhosin përditë e më tepër dinjitetin e kombit shqiptar dhe besoj fort se kjo qeveri, me skena të tilla të ulëta i ka ditët e numëruara.
Shqiptari nuk e ka zakon t’i përulet askujt, kushdo qoftë ai.
Shqiptarët do t’i japin një leksion të madh qeverisë, sepse kjo qeveri ato 1 milion shuplakat që ia dedikonte opozitës, sot po ia dedikon qytetarëve.
QEVERIA E TURPIT!

Ju sugjerojmë

Tragjedia e “Air India”, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit
Bota

Tragjedia e “Air India”, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

15 Qershor, 2025 10:52 pm
Sulmet izraelite, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane
Bota

Sulmet izraelite, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane

15 Qershor, 2025 10:49 pm
Diskutimet për konfliktin Izrael-Iran pritet të dominojnë Samitin e  G7-ës
Bota

Diskutimet për konfliktin Izrael-Iran pritet të dominojnë Samitin e  G7-ës

15 Qershor, 2025 10:45 pm
Flakët ‘përpijnë’ 3 hektarë shkurre! Zjarrfikësit shpëtojnë banesën nga zjarri.
Aktualitet

Flakët ‘përpijnë’ 3 hektarë shkurre! Zjarrfikësit shpëtojnë banesën nga zjarri.

15 Qershor, 2025 10:39 pm
Von der Leyen i kërkon Netanyahut zgjidhje diplomatike për Iranin. Situata në Gaza..
Bota

Von der Leyen i kërkon Netanyahut zgjidhje diplomatike për Iranin. Situata në Gaza..

15 Qershor, 2025 10:32 pm
Netanyahu akuzon liderët perëndimorë se po “mbajnë anën” e Hamasit
Bota

Konflikti me Iranin, Netanyahu: Plotësisht i koordinuar me Trump! Kemi goditur..

15 Qershor, 2025 10:25 pm
Sulmohet Ministria e Jashtme e Iranit/ Raportohet për punonjës të plagosur
Bota

Sulmohet Ministria e Jashtme e Iranit/ Raportohet për punonjës të plagosur

15 Qershor, 2025 9:58 pm
Sulmet izraelite në Iran/ Shkon në 406 numri i të vdekurve dhe 654 i të plagosurve
Bota

Sulmet izraelite në Iran/ Shkon në 406 numri i të vdekurve dhe 654 i të plagosurve

15 Qershor, 2025 9:45 pm
Irani, seri tjetër sulmesh ndaj Izraelit/ Sirena alarmi në Tel Aviv e Jerusalem
Bota

Irani, seri tjetër sulmesh ndaj Izraelit/ Sirena alarmi në Tel Aviv e Jerusalem

15 Qershor, 2025 9:31 pm
“Hesht kur fëmijët flenë,jo kur vdesin”/Protesta për ‘gjenocidin’ e Izraelit në Gaza
Bota

“Hesht kur fëmijët flenë,jo kur vdesin”/Protesta për ‘gjenocidin’ e Izraelit në Gaza

15 Qershor, 2025 8:59 pm
Para
Video/Golin e Salah do ta kishte zili Messi e Ronaldo

Video/Golin e Salah do ta kishte zili Messi e Ronaldo

Skandaloze/ Tekste racore. Ja se si në Fakultetin Ekonomik, “Njerëzit me ngjyrë” shkruhen “Të zinjtë”

Skandaloze/ Tekste racore. Ja se si në Fakultetin Ekonomik, "Njerëzit me ngjyrë" shkruhen "Të zinjtë"

Opinion në 1 javë, momentet më pikante të emisionit 

Opinion në 1 javë, momentet më pikante të emisionit 

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Tragjedia e “Air India”, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

Tragjedia e “Air India”, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit
15 Qershor, 2025

Tragjedia e avionit “Air India”, që ndodhi rreth 2 kilometra larg aeroportit të Ahmedabad-it, Indi, duke shkaktuar vdekjen e 279...

Lexo më shumë

Sulmet izraelite, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane

Sulmet izraelite, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane
15 Qershor, 2025

Është konfirmuar nga autoritetet iraniane vrasja e shefit të njësisë së inteligjencës së Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjeneral Mohammad Kazemi,...

Lexo më shumë

Diskutimet për konfliktin Izrael-Iran pritet të dominojnë Samitin e  G7-ës

Diskutimet për konfliktin Izrael-Iran pritet të dominojnë Samitin e  G7-ës
15 Qershor, 2025

Mbahet nga sot deri më datë 17 qershor samiti i radhës i G7-ës, në Kananaskis, Alberta, Kanada. Fillimisht, ishte e...

Lexo më shumë

Flakët ‘përpijnë’ 3 hektarë shkurre! Zjarrfikësit shpëtojnë banesën nga zjarri.

Flakët ‘përpijnë’ 3 hektarë shkurre! Zjarrfikësit shpëtojnë banesën nga zjarri.
15 Qershor, 2025

Në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit, në rrugën që të çon drejt fshatit Palokastër, pasditen e sotme një zjarr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com