Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejtori i arrestuar i Tatimeve: Më lironi, nuk kam bërë asgjë

2016/02/21 at 8:58 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Drejtori i arrestuar i Tatimeve: Më lironi, nuk kam bërë asgjë

Androkli Kokthi, kreu i arrestuar i Drejtorisë së Tatimeve Tiranë, i ka kërkuar Gjykatës ditën e djeshme, lirimin me pretendimin se është i pafajshëm.

Kokthi po procedohet pas lirimit dhe kthimit te pronari të një sasie malli të konfiskuar nga Tatimet.

Sipas Prokurorisë, malli ishte bllokuar për shkak se nuk shoqërohej nga faturat tatimore, por Kokthi ka firmosur një shkresë, përmes së cilës malli i është rikthyer subjektit tregtar. Malli në fjalë, pjesë këmbimi me vlerë 4 milionë lekë të rinj, është liruar 40 ditë pas konfiskimit.

Në seancën gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë, të zhvilluar me dyer të mbyllura për median, i dyshuari Kokthi e ka kundërshtuar me forcë akuzën.

Burime brenda sallës bënë me dije se ai ka pretenduar se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore. Gjatë fjalës së tij, i dyshuari ka rrëfyer se ka punuar për vite me radhë në administratën shtetërore, ku ka treguar përkushtim dhe përgjegjshmëri.

Më herët, mbrojtësi i tij, avokati Maksim Haxhia, i ka kërkuar gjykatës lirimin e klientit të tij. Avokati ka pretenduar se nga përgjimet 8­ mujore që i janë bërë të mbrojturit prej tij, nuk është konstatuar asnjë takim, apo kontakt me përfaqësuesit e subjektit tregtar, për të cilin dyshohet të ketë “shpërdoruar detyrën”.

Mbrojtësi ka pretenduar se bëhet fjalë për një konflikt administrativ, por jo për një fakt penal.

Me gjithë kundërshtitë e palës mbrojtësë, gjyqtarja Arjana Caco pranoi kërkesën e prokurores së çështjes, Elsa Miha, duke e vlerësuar të ligjshëm arrestimin e Androkli Kokthit dhe caktoi ndaj tij masën e sigurimit personal “arrest në burg”.

Teksa doli nga godina e gjykatës për t’u futur në automjetin që do të çonte në paraburgim, Kokthi u brohorit nga të afërm dhe miq të mbledhur aty pranë.

PROKURORIA

Në kërkesën e bërë në gjykatë për lënien në qeli të të dyshuarit Kokthi, Prokuroria e Tiranës pretendon se ai ka shkelur ligjin gjatë procedurës për kthimin e mallit të konfiskuar subjektit tregtar “L. B.”

Sipas Prokurorisë, përmes këtij veprimi në përmbushje jo të rregullt të detyrës prej tij, Kokthi i ka sjellë përfitim të paligjshëm subjektit privat dhe njëkohësisht i ka shkaktuar shtetit një dëm ekonomik në shumën 3.9 milionë lekë.

Nga hetimi ka rezultuar se sasia e mallit në fjalë është konfiskuar më 13 mars 2015, pasi një grup inspektimi kanë konstatuar se ai nuk ishte i shoqëruar me fatura tatimore.

Sasia e mallit i është kthyer pas subjektit “L. B.” bazuar në një shkresë të datës 23 prill 2015, të firmosur nga drejtori i Tatimeve, Kokthi.

Në këtë shkresë, i dyshuari Kokthi shfuqizonte procesverbalin e konfiskimit dhe saktësonte se subjekti “L. B.” ishte i pajisur me NIPT-in përkatës dhe me dokumentacion të rregullt për mallin e konfiskuar.

Sipas Prokurorisë, në praktikën që Drejtoria e Tatimeve Tiranë zotëron në lidhje me procedurat e ndjekura për këtë subjekt tregtar, mungojnë dy shkresa, kërkesa e kompanisë private, mbi bazën e të cilit është liruar malli, si dhe shkresa e Kokthit për shfuqizimin e konfiskimit dhe kthimin e mallit.

SHKELJET

Nga hetimet e deritanishme, Prokuroria e Tiranës vëren katër shkelje të kryera nga ana e Kokthit.

Sipas Prokurorisë, kryetatimori Kokthi nuk ka kompetencë për të shfuqizuar procesverbalin e konfiskimit të mallit.

Procedura e kthimit të mallit pretendohet të jetë kthyer tej çdo afati të përcaktuar në ligj. Referuar organit të akuzës nuk ekziston ndonjë ankesë apo kërkesë e subjektit tregtar “L. B.” dhe po ashtu, vendimi i Kokthit për shfuqizimin e procesverbalit të konfiskimit nuk rezulton të jetë protokolluar dhe administruar në praktikën përkatëse të subjektit./ Panorama.al

Ju sugjerojmë

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Përfituan pensionin e një personi që nuk jetonte nga 2019, policia ndalon 2 shtetas

17 Maj, 2025 11:27 am
Begaj takim me Presidenten e Moldavisë: Të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve
Aktualitet

Begaj takim me Presidenten e Moldavisë: Të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

17 Maj, 2025 10:54 am
‘Viti 2027 është një realitet’/Macron për negociatat: Shqipëria e ka vendin në BE
Aktualitet

‘Viti 2027 është një realitet’/Macron për negociatat: Shqipëria e ka vendin në BE

17 Maj, 2025 10:36 am
Dialogu Kosovë-Serbi, Macron: Shpresoj që bisedimet të rinisin javën e ardhshme
Aktualitet

Dialogu Kosovë-Serbi, Macron: Shpresoj që bisedimet të rinisin javën e ardhshme

17 Maj, 2025 10:29 am
‘Cinizmi i Presidentit Putin’/ Macron: Duhet vënë presion mbi Rusinë
Aktualitet

‘Cinizmi i Presidentit Putin’/ Macron: Duhet vënë presion mbi Rusinë

17 Maj, 2025 10:21 am
Macron uron Ramën për mandatin e 4: Vijojmë me projektet ambicioze
Aktualitet

Macron uron Ramën për mandatin e 4: Vijojmë me projektet ambicioze

17 Maj, 2025 10:09 am
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Aktualitet

Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj

17 Maj, 2025 9:58 am
Rama krah Macron: Do fuqizojmë marrëdhëniet me Francën në inovacion
Aktualitet

Rama krah Macron: Do fuqizojmë marrëdhëniet me Francën në inovacion

17 Maj, 2025 9:47 am
Zgjedhjet e 11 majit/ Nis numërimi i votave të Greqisë
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit/ Nis numërimi i votave të Greqisë

17 Maj, 2025 9:30 am
Video/Vizita zyrtare në Tiranë, Rama pret Presidentin Macron në Kryeministri
Aktualitet

Video/Vizita zyrtare në Tiranë, Rama pret Presidentin Macron në Kryeministri

17 Maj, 2025 9:18 am
Para
Skandal/Zyrtarët gjermanë kapen duke bërë seks gjatë samitit të BE-së

Skandal/Zyrtarët gjermanë kapen duke bërë seks gjatë samitit të BE-së

Irina Shayk: Ja pse Ronaldo nuk mund të ishte mashkulli im i preferuar

Irina Shayk: Ja pse Ronaldo nuk mund të ishte mashkulli im i preferuar

Plas silikoni. Xhesika dhe Gugu karshillëk topless. Ja kush i ka më mira asetet

Plas silikoni. Xhesika dhe Gugu karshillëk topless. Ja kush i ka më mira asetet

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Përfituan pensionin e një personi që nuk jetonte nga 2019, policia ndalon 2 shtetas

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
17 Maj, 2025

Përfituan pensionin e një shtetasi, i cili nuk jetonte që prej vitit 2019, policia ka ndaluar edhe një shtetas tjetër....

Lexo më shumë

Begaj takim me Presidenten e Moldavisë: Të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

Begaj takim me Presidenten e Moldavisë: Të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve
17 Maj, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim Presidenten e Republikës së Moldavisë, Maia Sandu, të cilën e...

Lexo më shumë

‘Viti 2027 është një realitet’/Macron për negociatat: Shqipëria e ka vendin në BE

‘Viti 2027 është një realitet’/Macron për negociatat: Shqipëria e ka vendin në BE
17 Maj, 2025

Presidenti i Francës Emmanuel Macron u shpreh mjaft optimist në konferencën e sotme me kryeministrin Edi Rama, sa i takon...

Lexo më shumë

Dialogu Kosovë-Serbi, Macron: Shpresoj që bisedimet të rinisin javën e ardhshme

Dialogu Kosovë-Serbi, Macron: Shpresoj që bisedimet të rinisin javën e ardhshme
17 Maj, 2025

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një konference për shtyp të mbajtur nga Tirana ka komentuar mbi dialogun mes Kosovës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com