TIRANË- Ilir Meta kishte dalë në konferencë për të prezantuar ndryshimet e fundit në parti që kanë të bëjnë me zgjedhjet në struktura por iu përgjigj interesit të medias për të gjitha zhvillimet e fundit politike në vend. Pytjes se çfarë mendonin për mosdekretimin e ministrave të rinj nga Presidenti Nishani, Ilir Meta u përgjigj:
“Sipas parashikimeve që bën kushtetuta ato do të miratohen dhe s’ka arsye për të qene i shqetësuar. Kjo situatë po keqpërdoret për të sjellë kriza artificiale”.
“Duhet të kemi durimin dhe besimin se fryma bashkëpunuese do të prevalojë mbi thellimin e msobesimeve të panevojshme”.
Pyetjet se a janë këto ndryshime në kabinet në frymë e impulseve të reja që ai ka kërkuar, Meta u përgjigj:
“Impulset të reja natyrisht që janë në pajtueshmëri të plotë, por kjo nuk do të thotë se ato kanë të bëjnë vetëm me ndërrim ministrash. Ka shumë arsye që të gjithë të shohim çfarë mund të përmirësojmë dhe mbi të gjitha është thelbësore përmirësimi i klimës politike. Çdo konflikt artificial me karakter bllokues është me kosto për qytetarët”. /Opinion.al/