Partia Demokratike përkujtoi sot rrëzimin e bustit të diktatorit Enver Hoxha. Në fjalën e tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se po hesht për këtë ngjarje të rëndësishme.
“Qeveria po hesht për ngjarjen e rëndësishme të 20 shkurtit dhe kjo tregon trashëgiminë e tyre”, u shpreh në fjalën e tij Basha, që shtoi se diktatura nuk mund të kthehet më.
“20 shkurti i vitit 1991 është shndërruar në himn qytetar të lirisë dhe na kujton se ‘hoxhizmi’ nuk do të imitohet më”, deklaroi kreu i PD-së.
Ai gjithashtu ftoi qeverinë të mësojë nga modeli i demokracive perëndimore, pasi modeli që ka aktualisht është ai i pasurimit të shfrenuar të zyrtarëve të lartë.
“Kjo qeveri me forcën e tyre pretendon të vëjë në kontroll gjithçka. Modeli i kësaj qeverie është pasurimi i shfrenuar, pasi plaçkit gjithçka”, u shpreh ndër të tjera Lulzim Basha.