Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse kunati lajmëroi policinë që në shtëpinë e Xhesika Ndojit ka hyrë hajduti?

2016/02/19 at 10:18 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pse kunati lajmëroi policinë që në shtëpinë e Xhesika Ndojit ka hyrë hajduti?

Këngëtarja 29-­vjeçare, Xhesika Ndoj, është kthyer në qendër të vëmendjes dje pas një incidenti me policinë.

Vajza që u komentua gjatë ditët e fundit pas deklaratës së saj që një deputet i kishte ofruar para për të kaluar një natë me të, ka pasur një vizitë nga policia në banesën e motrës së saj në Unazë të Re.

Aty ka nisur edhe historia, që në fakt rezultoi e trilluar. Ngjarja u publikua dje gjerë e gjatë në mediat online, ku flitej për një mashkull vetëm me të mbathura, që ishte gjetur i fshehur në dollapin e Xhesika Ndojit, në shtëpinë e saj në Unazën e Re.

Në fakt, mashkulli i vetëm që Policia gjeti në adresën ku u lajmërua se kishin hyrë për të grabitur, ishte vetë kunati i këngëtares, 38­ vjeçari Bardhok Pepa.

Ai dyshohet se kishte telefonuar vetë në numrin 129, duke denoncuar grabitjen dhe po vetë kishte qëndruar në shtëpi, deri sa ka mbërritur Policia që e ka shoqëruar.

Të dy palët fillimisht kanë bërë sikur nuk e njihnin njëri­-tjetrin, si Xhesika, ashtu edhe kunati i saj, në mënyrë që të mos dilnin në pah problemet familjare që ata kishin.

Por mbrëmjen e djeshme situata është sqaruar dhe rezultoi që shtetasi Bardhok Pepa, gjithçka e ka sajuar vetë në shenjë hakmarrjeje.

Shkak ka qenë fakti se motra e Xhesikës, Shpresa, me të cilën ai ka dy fëmijë, kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje dhe po niste procedurat e divorcit me të. Zënkat kanë nisur para një muaji mes Pepës dhe bashkëshortes dhe prezente ka qenë edhe këngëtarja 29­vjeçare.

Madje, duke dashur të mos ndërhyjë në problemet e çiftit, ajo ka udhëtuar në drejtim të Kosovës. Por kur është kthyer, situata dukej po njësoj dhe problemet vazhdonin.

TELEFONATA NE POLICI

Mesditën e së mërkurës, në sallën operative të Policisë së Tiranës ka mbërritur një telefonatë, që denonconte një grabitje të mundshme në apartamentin ku banon këngëtarja Xhesika Ndoj, në zonën e Unazës së Re.

Telefonuesi i është prezantuar operatorit të Policise sikur ishte një fqinj i Xhesikës dhe kishte parë derën e shtëpisë së hapur e dyshonte se mos ishin futur hajdutët.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Komisariatit nr.6, që kanë gjetur në apartamentin në fjalë shtetasin Bardhok Pepa, 38 vjeç, i cili fillimisht ka thënë se ishte një simpatizant i këngëtares dhe po e priste që ta takonte. Ai është shoqëruar për të dhënë shpjegime në komisariat, ku është thirrur edhe këngëtarja. Në përballjen e parë para policëve, të dy palët kanë thënë se nuk e njihnin njëri­-tjetrin.

Por në fakt situata është sqaruar nga dy denoncime që kishte bërë aty motra e Xhesikës, Shpresa Pepa, e cila është bashkëshortja e Bardhok Pepës.

Ajo kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje, pasi pretendonte se i shoqi e dhunonte fizikisht e psikologjikisht.

Pasi është zbuluar e vërteta, si këngëtarja, ashtu edhe kunati i saj, nuk kanë pasur rrugë tjetër veçse të pranojnë njohjen dhe problemet familjare që kishin.

Ndërsa vetë i dyshuari, ndaj të cilit tashmë ka nisur procedim penal për dhunim banese, ka deklaruar se të gjithë këtë situatë e ka sajuar në shenjë hakmarrjeje ndaj dy motrave, gruas së tij dhe këngëtares 29­-vjeçare./ Panorama.al

Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
Linda Halimi këndon himnin amerikan në NBA

Linda Halimi këndon himnin amerikan në NBA

Burrel/ I japin leje, i burgosuri i dënuar për prostitucion e shfrytëzon për tia mbathur nga burgu

Burrel/ I japin leje, i burgosuri i dënuar për prostitucion e shfrytëzon për tia mbathur nga burgu

Maroon 5 mbështesin Dua Lipën

Maroon 5 mbështesin Dua Lipën

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com