Edmond Dhime ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë, në qytetin e Sarandës.
Ngjarja ka ndodhur përballë marketit “Alfea” ku Dhime ka qenë duke vendosur një tendë.
Por një tub ka prekur në telat e energjisë elektrike duke bërë shkarkimin tek punëtori.
Dhime humbi jetën si pasojë e shkarkimit.//a.h