Afro një orë e mbajtën të varur në pemë, sepse dyshonin se u kishte vjedhur rrjetat e peshkut. Babë e bir Aristir dhe Roland Prifti u arrestuan nga policia lokale me akuzën e rrëmbimit dhe të dhunës ndaj një personi tjetër.
Konflikti ka ndodhur mes peshkatarëve të Divjakës. Babë e bir akuzonin Shkëlzen Jankon për vjedhje të rrjetave të peshkut dhe për këtë arsye ata e rrëmbyen me forcë dhe më pas e futën në mes të pyllit teë Divjakës.
Për një ore 29 vjeçari Janko u mbajt i varur në pemë dhe u godit me shkop druri. Ai u la i lirë në gjendje të rëndë për jetën. Me marrjen e denoncimit policia bëri dhe arrestimin e autorëve të ngjarjes, ndërsa hetimet zbuluan se pengu nuk ishte hajduti i rrjetave të peshkut.