Kancelarja gjermane, Angela Merkel në krye të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Hipotezën e ngrenë diplomatë të Pallatit të Qelqtë, madje edhe gazeta amerikane ”New York Times”.
Sipas saj, kandidatura e Merkelit ndjek një logjikë interesante, pasi është grua, vjen nga Evropa Lindore dhe ka përballuar kriza komplikuara, kështu që ka ardhur koha e duhur për marrjen e këtij posti.
”Në veçanti, Merkel di të menaxhojë kriza të vështira duke qenë se është gjendur përballë trajtimit të problemeve të jashtëzakonshme, ndërmjet të cilave dalja e mundshme e Greqisë nga eurozona dhe përballimi i emergjencës së migrantëve”, shkruan ”New York Times”.
”Dhe e fundit, kancelarja e njeh mirë presidentin rus, Vladimir Putin, duke ofruar një mundësi unike ndërmjetësimi mes Moskës dhe Uashingtonit, pothuajse më i pamundshmi në botë”, thekson gazeta.
Ndërkohë, Portugalia ka propozuar ish-kryeministrin, Antonio Guterres dhe Bullgaria drejtoren e UNESCO-s, Irina Bokova. Kandidatë të tjerë janë ish-kryeministrja neozelandeze, Helen Clark dhe ministrja e Jashtme argjentinase, Susana Malcorra.