TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar edhe një herë për protestën që po bëhet kundër ndërtimit të një parku lojërash tek Kodrat e Liqenit Artificial me argumentin e protestuesve se po priten pemët.
Veliaj thotë se pemët ekzistuese të parkut nuk preken dhe kendi per femijet do jetë pa pagesë. Ai e demonstron me foto këtë duke treguar se si është parashikuar të ndërtohet këndi i lojërave. Më tej ai vijon argumentin duke thënë se “jemi i vetmi qytet ku fëmijët luajnë në qendra tregtare e jo në natyrë”.
Sakaq Veliaj ka ironizuar Bashën duke thënë se “po ju tregoj edhe disa foto si janë këndet e lojrave në Hollandë ku luajnë fëmijët e atyre që me hunj prishin këndin e fëmijëve të Tiranës”.
Foto: Projekti i Parkut tek Liqeni
Foto: Parqe në Hollande