Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria e veglave

2016/02/16 at 12:56 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Sala Saliu

EDISON YPI


Mjaft me ministri me emra që populli nuk i kupton. Si për shembull “Ministria e Punës” për të cilën, punën, në Shqipërinë e sotme s’i bie kujt në men. Duhen ministri me emra veglash me të cilët shqiptarët janë të familjarizuar dhe kanë respekt të veçantë.

Për shembull, ajo që deri më sot është quajtur “Ministria e Rendit”, në qeverinë e veglave ska pse të mos quhet thjesht dhe bukur “Ministria e Hurit”, ministër i së cilës, brenda kontekstit të zbutjes së lufës politike, të mos jetë më Gent Tahiri por Saimir Strazimiri.

Për merita të shquara në përdorimin me efikasitet të asaj veglës me bisht druri dhe teh llaburitës, “Ministria e Sëpatës” do t’i besohet të urtës dhe të butës Mimi Bazhdari, ndërsa simotra e kësaj ministrie “Ministria e Konopit”, do drejtohet nga e paepura Keti Kodheli.
“Ministria e Zinxhirit”, në varësi të faktit se zinxhirat që do prodhojmë do jenë zinxhira rrahjeje apo zinxhira pantallonash, mund të kryesohet nga Esi Shkjau ose ajo budallaqa tjetër që jep motin te Klani që ja harrova emrin.

“Ministria e Sapunit” ose ministria e pastërtisë, pra ajo që i korrespondon asaj që deri më sot është quajtur Ministria e Shëndefësisë, tu sugjerohet ta udhëheqin dy emrave të shquar, Leonardo Petrela dhe Mentor Solis. Nëse as Leonardoja i bisturisë së rruzave të kolonës, e as Mentori, që si e thotë vetë fjala, e ka kokën plot me ment falë mushkërive të oksigjenuara qysh fëmijë me ajër Leskoviku, nuk do begenisin të bëhen ministra, postin e lartë të higjenizimit të shqiptarëve nga zhulat truporë dhe cerebralë, mund ta mbajnë fare mirë mjeket gjithaq të shquar dhe të nderuar Halim Dokle ose Anika Kosova.

Meqënse Doktori bëri rrugë dhe çpoi tunele, qeveria e re do duhet të bëjë edhe ajo ndonjë gjë të ngjajshme. Për këtë qëllim le të jetë Francesco Bejtja “Ministër i Lekut” pa të cilin nuk bëhen dot as rrugë as tunele as hidrocentrale dhe asgjë prej gjëje. Por meqënse hëpërhë kandidati në fjalë s’dihet se ku ndodhet, atë post le ta marri Andi Becchetti. Me këtë rast Sonila Doda le t’i bëjë Mesila Meços një “Kontrata” me plot të papritura.
“Ministria e Sigurimit”, ministria që do kujdeset për faqet e Internetit ku komentojnë mbeturinat e sigurimit të shtetit, të kryesohet nga Çim Bazja ose Mero Peka. Nëse këto dy emra Parlamenti nuk do t’i aprovojë, s’ka pse të mos propozohen dy të tjerë, të cilët, si dhe dy të parët, çdonjëri në mënyrën e vet, janë gjithaq skrupulozë në dhënien e informacionit, Muç Minxhozi ose Skënder Nanua.

Nëse “Ministrinë e Qelqes”, pra atë të televizionit, do ta refuzojnë si Adi Balla i respektimit të Etikës komunikative dhe Sokol Krasta i hallateve përjashta, le të vijnë nga Italia njëri nga të dy, Pippo Mentana ose Enrico Baudo.

“Ministria e medikamenteve” të kryesohet nga dy emra, Tom Lubonja dhe Fatos Doshi. Cili të jetë ministër dhe cili zëvendës ta zgjidhin me njëritjetrin. Duket pa lidhje, por s’ka problem, se nuk është me lidhje, është me zgjidhje.

“Ministrinë e gjumit” që në fakt do jetë ministria e hashishit por me emër të maskuar, do ta drejtojë Koço Tahiri i cili përgjegjës për Bregun, Lazaratin, Tepelenën, Mallakastrën, dhe Luginën e Vjosës deri në Çarshovë, do ketë Saimir Kokëdhimën.

Talentet e spikatura të Robert Çilit dhe Henri Rakipllarit nuk të lenë te dyshosh për përshtatshmërinë e të parit në krye të “Ministrisë së Korentit” që do ndjeki korrentet e inovacioneve mësimdhënëse botërore, dhe të dytit në “Ministrinë e ujit” që do ngërthejë përveç ujrave, të gjitha lëngjet.

“Ministrinë e Thuprës së Thanës”, pra ministrinë e sjelljes në vete të shqiptarëve përmes dhunës së kamxhikut ngaqë ndryshe nuk zënë ment, le ta marrin nën hyqëm kampionet e seriozitetit të padyshimtë dhe vullnetit të hekurt Zonjat e nderuara Elisa Duma dhe Grida Spiropali të cilat për shkak të punës voluminoze që do kryejnë në atë ministri, do punojnë pa u ndalur 24 orë njëra 24 orë tjetra.

“Ministria e Tekstit” do ketë për ministër Arjan Zhejin ose Artur Vasjarin. Cili nga të dy ta zgjidhin me njërjetrin.

Ministër pa portofol, por me pare, mund të jenë si Jozefina Xhaçka apo Olta Topalli, po ashtu dhe Arta Bregu apo Majlinda Dade.

Qeveria e re do ketë në gjirin e vet edhe një ministri me emrin e një vegle që shqiptarët e kanë shumë qef, “Ministrinë e Gishtit të Mesit” që do kryesohet nga dy njohës të spikatur të teorive dhe praktikave konspiracioniste komplotiste. I pari, eruditi i pakonkurrueshëm me tru më voluminoz se të Leninit dhe Marksit së bashku, Alfred Myftaraj. Tjetri, njohësi i thellë i zgafellave cirkomvolucionare, kolonjari 24 karatësh Kastriot Çako.

Nëse, me shpresë të Zotit, kjo do ndodhi, pritet që korifejtë në fjalë pas pak t’i japin publikut shqiptar përgjigje shterruese për pyetjen cfilitëse; Çfarë ka atje ku s’ka asgjë ?
Andrea Fevziu dhe Blendi Stefani do kryesojnë respektivisht dy nga dikasteret më të rëndësishme, “Ministrinë e Kuponit” (tatimor) dhe “Ministrinë e Triskës” (së bukës).
“Ministrinë e Kalemit” apo të lapsit le ta udhëheqin ata që dinë ta përdorin, Andi Qafoku në bashkëpunim me Roland Bushatin.

S’ka pse të mos e kryesojë “Ministrinë e Kandilit” Nikollë Ndroqi me ose pa kolaboracionin e Ylli Lesit.

“Ministria e Tegut” ose e tregut, të ketë në krye Samir Frangaj dhe Aleksandër Mane veç e veç ose së bashku. Këto dy emërime do bëhen me ndërhyrjen time të drejtpërdrejtë nga inati që kur një herë vajta në Teg për të blerë një elektroshtëpiake, edhepse u thashë se për shkrimet nuk paguhem, nuk ma ulën që nuk ma ulën çmimin.

“Ministria e Fejsbukut” dhe “Ministria e Tuiterit”, do krijohen edhe ato. Por jo tani. Pak më vonë. Kur pas përdorimit të pseudonimeve dhe nick-ave më të ngatërruar se kodet e shpërthimit të bombës atomike të Koresë së Veriut, shqiptarët do kenë harruar përgjithmonë emrat dhe mbiemrat që ua ka vënë mami dhe babi.

Për ta bërë të pabesueshme legjendën urbane sipas së cilës demokratët rrugët i bëjnë ndërsa socialistat rrugët i vjedhin, duhet ngritur “Ministria e Urithit”. Do ketë me këtë rast thashetheme sikur kjo ministri do krijohet enkas nga Edi Rama inspiruar nga Ahmet Zogu për t’i djegur të gjallë brenda atij tuneli ministrat turkoshakë që mendjen e kanë gjithë kohën te haremi, hallva, lëngu i shegës. S’ka vend për panik. Do jenë rrena që do t’i përhapin sehirxhinjtë e pluralizmit.



Ju sugjerojmë

Ngjyra, ritëm dhe histori! 400 artistë nga Europa “ndezin” Durrësin
Aktualitet

Ngjyra, ritëm dhe histori! 400 artistë nga Europa “ndezin” Durrësin

20 Qershor, 2025 9:04 am
Nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës dhe shpresës
Bota

Nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës dhe shpresës

20 Qershor, 2025 8:53 am
A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?
Bota

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?

20 Qershor, 2025 8:40 am
Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025
Kryesore

Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025

20 Qershor, 2025 8:32 am
Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin
Bota

Konflikti Izrael-Iran hyn në javën e dytë, Evropa synon një zgjidhje diplomatike

20 Qershor, 2025 8:28 am
Rama ndan fotoalbumin e 34-vjetorit të PS: Fill pas fitores më spektakolare
Aktualitet

Rama ndan fotoalbumin e 34-vjetorit të PS: Fill pas fitores më spektakolare

20 Qershor, 2025 8:24 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 20 qershor 2025

20 Qershor, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 20 qershor 2025

20 Qershor, 2025 8:12 am
Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
Bota

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

19 Qershor, 2025 10:45 pm
I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
Kronikë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

19 Qershor, 2025 10:01 pm
Para
Video/Këta janë vrasësit me pagesë që nuk duan avokat. Ja skenari i ekzekutimit

Video/Këta janë vrasësit me pagesë që nuk duan avokat. Ja skenari i ekzekutimit

Fotolajm/Standartet europiane të autobuzave në Tiranë

Fotolajm/Standartet europiane të autobuzave në Tiranë

Ju nuk do ta besoni por tumoret zbulohen edhe kështu

Ju nuk do ta besoni por tumoret zbulohen edhe kështu

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ngjyra, ritëm dhe histori! 400 artistë nga Europa “ndezin” Durrësin

Ngjyra, ritëm dhe histori! 400 artistë nga Europa “ndezin” Durrësin
20 Qershor, 2025

400 artistë nga Europa ndezën atmosferën e Durrësit me një festë traditash, në një nga skenat më mbresëlënëse të historisë....

Lexo më shumë

Nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës dhe shpresës

Nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës dhe shpresës
20 Qershor, 2025

Një migrant palestinez, 27-vjeçar, ka mbërritur ilegalisht në Kosovë, duke përballuar rrugë të rrezikshme e kosto të larta. Policia e...

Lexo më shumë

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?
20 Qershor, 2025

Arrestimi i kandidatit të mundshëm presidencial Ekrem Imamoglu dhe një tjetër padi gjyqësore kundër udhëheqjes së partisë kërcënojnë mbijetesën e...

Lexo më shumë

Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025

Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025
20 Qershor, 2025

Pas një rritjeje të jashtëzakonshme në popullaritet si destinacion veror në TikTok – me mbi 4.9 milionë postime për vendin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com