Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha dhe Majko “heronjtë” e muhaxhedinëve. Lexoni fjalimet e tyre për opozitën iraniane

2016/02/16 at 10:05 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha dhe Majko “heronjtë” e muhaxhedinëve. Lexoni fjalimet e tyre për opozitën iraniane

Politika shqiptare ka shprehur edhe më përpara mbështetjen për kauzën e opozitës iraniane, ose siç njihen ndryshe me emrin muxhahedinët e popullit Iranian. “Gazeta Shqiptare” ka zbuluar se dy ish-­kryeministrat shqiptarë, Pandeli Majko dhe Sali Berisha janë pritur si “heronj”, në një nga aktivitetet e kësaj opozite, në vitin 2014, që u mbajt në Paris.


Në faqen zyrtare në internet, të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, kjo lëvizje ka publikuar edhe dy fjalimet e Majkos e të Berishës, madje edhe fjalimet e vjetshme të Ministres së Marrëdhënieve me Parlamentin, Ermonela Felaj e nënkryetarit demokrat të Kuvendit, Edmond Spaho. Majko shprehet në mesazhin që ka dhënë në këtë aktivitet se ishte hera e dytë që shkonte së bashku me Arben Malajn, ndërsa këtë herë ai ishte kryesues i një delegacioni prej 22 vetash nga Shqipëria për të mbështetur muxhahedinët.

“Kur erdha për herë të parë në aktivitetin tuaj, gjysma e kolegëve të mi më thanë se ku je duke shkuar. Muxhahedinët janë terroristë dhe sigurisht erdha me këtë ide. Dhe pastaj hap pas hapi bëra shumë miq. Por dy prej tyre u bënë më specialë, Hasan e Medi. Hasan, i cili është një “terrorist” i vërtetë për akullore dhe sa herë takoheshim një herë në tre­katër ditë pinim kafe dhe hanim akullore e diskutonim për situatën në lindjen e mesme. Doni apo s’doni ju na përfshitë në historinë tuaj, në dramën tuaj, në tragjeditë tuaja. Dhe ne ju kuptojmë ju shumë mirë dhe kjo është arsyeja pse erdhëm këtu të gjithë së bashku përpara jush”, thotë Majko në fjalën e tij.

“Disa vite më parë në mes të Luftës së Ftohtë, Presidenti amerikan Kenedy ishte në Berlinin lindor. Berlini lindor ishte pak a shumë si kapmi i Ashrafit në mes të botës komuniste. Dhe nga Berlini ky politikan deklaroi shprehjen e famshme “Unë jam një berlinas”. Dhe në emër të të gjithë miqve të mi, ne kemi ardhur këtu të themi ‘men muxhahed hastan’ (ne jemi muxhahed)”, tha Majko. Në këtë moment e gjithë salla ka brohoritur në këmbë, duke thënë në anglisht “Faleminderit shqiptarë”.

“Unë kam një ëndërr, të vij së shpejti në Teheran, i ftuar nga ju, për të ngrënë një akullore iraniane në Teheran”, e mbylli fjalën Majko.

Ndërsa moderatori i takimit, gjatë prezantimit të Berishës tha se: “Shqipëria është një shembull për ndihmën humanitare dhe të drejtat e njeriut”. Duke i përshëndetur të pranishmit, ish­kryeministri, Sali Berisha e cilësoi këtë opozitën më të fortë dhe më të vjetër të të gjitha kohërave që luftoi për lirinë dhe dinjitetin e kombit të saj.

“Unë erdha këtu për t’ju shprehur mbështetjen time, për përpjekjet tuaja të jashtëzakonshme, për luftën tuaj për dinjitet. Ju admiroj ju dhe e di shumë mirë se me çfarë sfidash të mëdha ju përballeni, gjatë lëvizjes tuaj dhe me çfarë vështirësish”.

“Erdha me shumë dëshirë këtu t’ju sjellë edhe përshëndetjet e bashkëqytetarëve tuaj, muxhahedinëve të Tiranës, një komuniteti të vogël të mrekullueshëm, që një vit më parë lanë kampin e Liberty dhe erdhën në kryeqytetin tonë. Ju duhet të jeni krenarë për ta. Një vit më parë qeveria amerikane dhe miqtë tuaj evropianë më kërkuan të marr një vendim dhe në fund unë nuk hezitova aspak, në kuadër të të drejtave të njeriut. Unë shpresoj që qeveria aktuale e Shqipërisë të marrë të njëjtin vendim për bashkëpatriotët tuaj që mund të vijnë nga kampi i Liberty”, – tha Berisha. /Gazeta Shqiptare/



Ju sugjerojmë

Përmbytet Teksasi/ Shkon në 24 numri i viktimave, 25 fëmijë të zhdukur. Ja situata
Bota

Përmbytet Teksasi/ Shkon në 24 numri i viktimave, 25 fëmijë të zhdukur. Ja situata

5 Korrik, 2025 9:07 am
“Tashmë i restauruar në 4K”/ Rama ndan pamjet nga filmi i animuar “Ilira”
Aktualitet

“Tashmë i restauruar në 4K”/ Rama ndan pamjet nga filmi i animuar “Ilira”

5 Korrik, 2025 8:48 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Shtuna me temperatura tepër të larta. Parashikimi i motit për sot 5 korrik

5 Korrik, 2025 8:41 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 5 korrik 2025

5 Korrik, 2025 8:20 am
Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
Bota

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

4 Korrik, 2025 10:34 pm
Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
Bota

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

4 Korrik, 2025 9:55 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

4 Korrik, 2025 9:26 pm
Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë
Bota

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë

4 Korrik, 2025 8:34 pm
Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

4 Korrik, 2025 8:17 pm
Para
12 rregullat e pa shkruara të seksit

12 rregullat e pa shkruara të seksit

Foto-lajm/ Shtyllat elektrike i merr deti në Kune

Foto-lajm/ Shtyllat elektrike i merr deti në Kune

Mjerimi seksual i Botës Arabe, “Gratë nuk mund të prekin as bananen”

Mjerimi seksual i Botës Arabe, "Gratë nuk mund të prekin as bananen"

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Përmbytet Teksasi/ Shkon në 24 numri i viktimave, 25 fëmijë të zhdukur. Ja situata

Përmbytet Teksasi/ Shkon në 24 numri i viktimave, 25 fëmijë të zhdukur. Ja situata
5 Korrik, 2025

Shtohen numri i viktimave dhe i fëmijëve të zhdukur, ashtu sikurse dhe dëme materiale nga përmbytjet e lumit Guadalupe të...

Lexo më shumë

“Tashmë i restauruar në 4K”/ Rama ndan pamjet nga filmi i animuar “Ilira”

“Tashmë i restauruar në 4K”/ Rama ndan pamjet nga filmi i animuar “Ilira”
5 Korrik, 2025

Në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga filmi i animuar “Ilira” i realizuar në vitin 1983....

Lexo më shumë

E Shtuna me temperatura tepër të larta. Parashikimi i motit për sot 5 korrik

Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
5 Korrik, 2025

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e shtunë, më 5 korrik, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 5 korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
5 Korrik, 2025

Dashi Në dashuri do të përballeni me probleme, ndoshta për shkak të çështjeve të vjetra, të cilat nuk kanë gjetur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com