Analisti Afrim Krasniqi deklaron se pala amerikane ka dashur të japë një mesazh me faktin se Kerry takoi vetëm dy liderat kryesorë, Ramën dhe Bashën.
“Mesazhi është ky: Aktorët politikë janë dy dhe ne po përqëndrohemi këtu. Nuk është delegacioni i parë që anashkalon Kuvendin e shqipërisë. Sa herë diskutohen çështje të mëdha anashkalohet kuvendi. Ka qënë mesazhi i qartë që i jep liderave të caktuar politikë.”