Në të ardhmen, në vend që të paketojmë gjërat e nevojshme për pushime, do të jemi në gjëndje të marrim me vete shtëpitë tona, kjo falë dronëve gjigandë.
Duket një çmenduri, por një raport i një grupi akademikësh, arkitektësh të ardhshëm dhe urbanistësh që kanë studiuar se si mund të jetë jeta pas 100 vjetësh, kanë parashikuar se dronë të mëdhenj do të mbajnë të gjitha ndërtesat kudo që të duam të shkojmë.
Njerëzit do të jetojnë jo më në qiej-gërvishtës, por në “tokë-gërvishtës”, që do të shkojnë deri në 25 kate nëntokë.
Qytete të reja do të ndërtohen nën ujë, çfarë do tu sigurojë njerëzorëve të mbijetojnë nën ujë.
Çudia vazhdon, sepse sipas tyre, ushqime të printuara në 3D, do të bëhen një mënyrë të jetuari.
Për pushime verore, nuk do të shkoni më në plazh, por do të ndërmerrni fluturime në hapësirë, pse jo në Hënë ose në Mars-thotë raporti “Jetesa e së ardhmes me gjëra të zgjuara” i Samsung. //a.h