Franca nuk ka ndër mend t’i japë shpjegime mbretit të rrjeteve sociale dhe ka pohuar se ka ndër mend të hedhë në gjyq FB, që sot numëron 1.6 miliardë përdorues në të gjithë botën.
çështja ka nisur që në vitin 2011, për shkak të ndarjes në rrjet të një linku, i postuar nga një profesor francez i dhënë pas artit modern. Bëhej fjalë për link dedikuar piktorit francez Gustave Courbet, ku gjendej edhe një nga kuadrot e tij më të njohura, e quajtur “Origjina e botës” dhe që tregonte pjesët intime të zhveshura të një gruaje.
Sipas përfaqësuesve të rrjetit social, kjo foto duhej censuruar sepse konsiderohej pornografike, ndërkohë që përdoruesi e konsideronte të padrejtë çensurën.