70 vjet pas Luftës së Dytë Botërore dhe 26 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, Gjermania është ende duke u marrë me bunkerët. Të ndërtuar gjatë periudhës së Rajhut të Tretë dhe luftës së ftohtë, ata kanë rezultuar të pashkatërrueshëm ose shumë të vështirë për t’u çmontuar, pa vendosur në rrezik godina të tjera.
Në vitin 2007 qeveria Gjermane vendosi të shiste tek privatët rreth 2000 bunkerë, duke I nxitur investitorët dhe arkitektët të mendojnë mënura të reja përdorimi.
Më poshte janë disa nga bunkerët më të famshëm, të shndërruar në banesa apo zyra luksoze.
Vivos Europa One, Rothenstein
Ky bunker me sipërfaqe 300 mijë metër katrorë, është një nga projektet restauruese të Gjermanisë. I aftë të përballojë një sulm nuklear, një bombardim e madje edhe një sulm biologjik, ky bunker është shëndërruar në një kompleks prej 34 apartamentesh me 5 yje.
Kjo godinë shumëkatëshe është kthyer në një qendër banimi nga arkitekti Rainer Mielke, I cili jeton edhe vetë në një nga banesat.
Wohnen im Bunker, Cologne
Ky bunker I Luftës së Dytë Botërore u transformua në një kompleks të dëshirueshëm banesash, me dritare te gjera dhe kopshte lulesh.
Übel & Gefährlich (Evil & Dangerous), Hamburg –
Kjo godinë 6 katëshe është shëndërruar në një kompleks kreativ, ku gjendet një stacion radioje, studio muzikore dhe një nga klubet më të mira të Hamburgut. Në majë të bunkerit është duke u menduar një kopsht.