Ndonëse ka dhënë përshtypjen e një njeriu që nuk i pëlqen të japë shumë detaje mbi jetën e tij familjare, duket se kohët e fundit gjithmonë e më shumë, Ardit Gjebera, po zbulon elementë të privatësisë. Edhe sot në ditën e të dashuruarve, ai i ka dërguar një dedikim Anilës përmes instagramit, duke e uruar pikërisht me një pasazh nga teksti i njërës prej këngëve të tij.
Ndërkohë, buqeta me trëndafila të bardhë që Arditi ka postuar më pas në instagram, është dhurata e Anilës në këtë ditë të veçantë.