Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha pas takimit me Kerry-n: Reforma në drejtësi sipas Venecias

2016/02/14 at 2:26 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Foto-galeri/Demokratët që mori Basha në takimin me Kerry-n

TIRANE- Lideri demokrat Lulzim Basha ka dalë me një deklaratë pas takimit që zhvilloi me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry. Basha tha se reforma në drejtësi duhet të bëhet sipas rekomandimeve të Venecias. Sakaq ai e ka njohur zyrtarin e lartë amerikan edhe me shqetësimet politike në vend.

Prononcim i Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha pas takimit me sekretarin e Shtetit John Kerry

 Falenderoj sekretarin Kerry që në një axhendë jashtëzakonisht të ngjeshur ndau kohë për të takuar opozitën dhe për të bashkëbiseduar sëbashku mbi sfidat kryesore të Shqipërisë në këtë moment kyç për demokracinë shqiptare. Falenderimet e mia më të përzëmerta për sekretarin Kerry, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për administratën e Presidentit Obama, për mbështetjen e jashtëzakonshme që ai i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë dhe shqiptarëve.

I sigurova në këtë takim se Partia Demokratike ashtu sikundër ka bërë deri më sot do të vazhdoj të jetë në krye të përpjekjeve për ruajtjen dhe konsolidimin e standardeve euroatlantike të demokracisë, shtetit ligjor dhe të drejtave të njeriut. Dhe se ashtu si në qeverisje edhe në opozitë Partia Demokratike mbetet e përkushtuar jo vetëm ndaj këtyre vlerave, jo vetëm me fjalë por edhe me vepra, siç ishte rasti i procesit të dekriminalizimit. Proces kyç për të sotmen dhe të nesermen e demokracisë shqiptare dhe që nuk do të ishte përfunduar me sukses pa mbështetjen e plotë dhe të gjithanshme të SHBA-ve.

Të tjera sfida të mëdha që e presin Shqipërinë kanë të bëjnë me luftën kundër krimit dhe korrupsionit si parakusht i ecjes së Shqipërisë përpara në rrugën drejt integrimit europian. Parakusht I forcimit të kapaciteteve të Shqipërinë për të qenë një partnere e denjë, një aleate e vërtetë e SHBA-ve, e cila jo vetëm konsumon por edhe kontribuon në sfidat e kësaj aleance, në sfidat e përbashkëta kundër ekstremizmit.

Duke forcuar demokracinë e brendshme është e investimi më i mirë, më i fuqishëm në të ardhmen europiane dhe euroatlantike të Shqipërisë dhe gjithë rajonit. E në këtë kontekst është dhe ecja përpara me reforma shumë të rëndësishme siç është reforma në drejtësi, në përputhje me rekomandimet, normat, standardet e pranuara bashkërisht siç janë ato të Komisionit të Venecias, si dhe çështja kyçe e demokracisë shqiptare, çështja e zgjedhjeve të lira e të ndershme, për të cilat opozita kërkon angazhimin e partnerëve tanë si një reformë kyçe pa të cilën Shqipëria nuk mund të bëjë përpara.

Këto ishin ndër çështjet kryesore, sigurisht pati edhe të tjera, 25 vjetori i marrëdhënieve diplomatike, rekordi i angazhimit tonë si në qeverisje por edhe sot në opozitë për të mbështetur objektivat e përbashkëta dhe çështje të tjera të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Jam edhe një herë shumë mirënjohës sekretarit Kerry që ndau kohë posaçërisht për të bashkëbiseduar  me opozitën, unë e konsideroj këtë një shenjë besimi të madh tek opozita shqiptare, tek Partia Demokratike dhe i garantoj që Partia Demokratike dhe unë do të bëjmë çdo përpjekje për të përmbyllur me sukses konsolidimin e standardeve demokratike, të shtetit ligjor në Shqipëri, për të mbyllur çdo derë instalimit të një oligarkie dhe të ti hapur rrugë një demokracie pjesëmarrëse për qytetarët shqiptarë.

Ju sugjerojmë

Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
Bota

Përplasja me Iranin, Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen: Një mik i madh!

18 Qershor, 2025 9:37 pm
Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin
Aktualitet

Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin

18 Qershor, 2025 9:28 pm
Irani: Nisëm raketa balistike super të rënda drejt Izraelit
Bota

Irani: Nisëm raketa balistike super të rënda drejt Izraelit

18 Qershor, 2025 9:21 pm
“Përgjigjen e ke marrë në gjykatë”, babai lë tri fëmijët pa pension ushqimor
Aktualitet

“Përgjigjen e ke marrë në gjykatë”, babai lë tri fëmijët pa pension ushqimor

18 Qershor, 2025 9:09 pm
Izraeli bën bilancin e sulmeve: Mbi 1100 objektiva të goditura në Iran
Bota

Izraeli bën bilancin e sulmeve: Mbi 1100 objektiva të goditura në Iran

18 Qershor, 2025 9:01 pm
Inflacioni ulet në maj, INSTAT: Çmimet e argëtimit dhe restoranteve, më të lartat
Aktualitet

Inflacioni ulet në maj, INSTAT: Çmimet e argëtimit dhe restoranteve, më të lartat

18 Qershor, 2025 8:30 pm
Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit
Bota

Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit

18 Qershor, 2025 8:18 pm
Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin
Bota

Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin

18 Qershor, 2025 8:12 pm
Hegseth: Ushtria amerikane e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit për Iranin
Bota

Hegseth: Ushtria amerikane e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit për Iranin

18 Qershor, 2025 7:58 pm
Monitoruesi për armët bërthamore: Irani nuk po ndërtonte një të tillë
Bota

Monitoruesi për armët bërthamore: Irani nuk po ndërtonte një të tillë

18 Qershor, 2025 7:35 pm
Para
Ish-atleti që u bë sekretar shteti, ja fotot e rinisë së John Kerry

Ish-atleti që u bë sekretar shteti, ja fotot e rinisë së John Kerry

Foto-galeri/ Tirana sot me John Kerry-n dhe pa Shën Valentin

Foto-galeri/ Tirana sot me John Kerry-n dhe pa Shën Valentin

Këto bimë mund t’i mbillni dhe rrisni në shtëpi

Këto bimë mund t'i mbillni dhe rrisni në shtëpi

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Përplasja me Iranin, Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen: Një mik i madh!

Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
18 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka publikuar një video-mesazh, ku falënderon Presidentin amerikan Donald Trump për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Izraelit...

Lexo më shumë

Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin

Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin
18 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti emisioni “Stop” në Tv Klan demonstroi se si bashkëshortët nga Dimali i Beratit me banim...

Lexo më shumë

Irani: Nisëm raketa balistike super të rënda drejt Izraelit

Irani: Nisëm raketa balistike super të rënda drejt Izraelit
18 Qershor, 2025

Irani ka thënë se ka qëlluar raketa balistike me rreze të mesme veprimi me lëndë djegëse të ngurtë Sejjil-2 drejt...

Lexo më shumë

“Përgjigjen e ke marrë në gjykatë”, babai lë tri fëmijët pa pension ushqimor

“Përgjigjen e ke marrë në gjykatë”, babai lë tri fëmijët pa pension ushqimor
18 Qershor, 2025

Fatmira Buçpepa, një qytetare nga Rrësheni, është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan pasi ish-bashkëshorti me me të cilin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com