TIRANË- John Kerry ka komunikuar për ndjekësit e tij Twitter, vizitën zyrtare në Tiranë. Duhet thënë se përpos mbulimit ndërkombëtar të mediave, ai vetë është obliguar në njoftimin e qytetarëve të mbarë botës për këtë vizitë. Në llogarinë e tij në Twitter, ku e ndjekin mbi 1.15 milionë persona ai shkruan në statusin e parë:
“Shumë i kënaqur që vizitoj Shqipërinë dhe mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë nga Presidenti Nishani”.
Në statusin e dytë shkruan:
Kam zhvilluar një bisedë të gjerë me Kryeministrin e Shqupëri Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm Bushati që nga çështjet e sigurisë, ekonomisë, BE-në, etj.