TIRANE- Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry mbërriti në Shqipëri të dielën e 14 Shkurtit për të inkurajuar liderët e vendit për të përfunduar reformat antikorrupsion.
Kështu shkruan gjigandi amerikan i informimit Reuters.
Kerry do të takojë kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe si dhe udhëheqësin e opozitës, Lulzim Basha.
“Parlamenti shqiptar është duke shqyrtuar një paketë të madhe të reformave, të mbështetur nga Perëndimi, që përfshin edhe një njësi të re anti-korrupsion, model i marrë nga Byroja Federale e Hetimeve”, shkruan Reuters.
“Kerry do të përpiqet ti japë një shtytje reformave”, tha një zyrtar i DAP për Reuters.
“Sekretari amerikan i Shtetit do të japë mesazhin se Shqipërisë i nevojitet forcimi i ligjeve për të ndëshkuar korrupsionin dhe kjo jo vetëm për tu anëtarësuar në BE por edhe për të rritur klimën e sigurisë për investime”, ka thënë zyrtari amerikan për Reuters.
Shqipëria ka marrë nga SH.B.A. ndihmë të qëndrueshme ekonomike, duke përfshirë 20 milionë Dollarë deri tani për të reformuar gjyqësorin dhe zbatimin e ligjit. Sakaq Tirana zyrtare ka qenë përkrah Uashingotonit në politikën e saj të jashtme.
Kerry dhe Rama do të diskutojnë për problemin e qytetarëve shqiptarë, jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga Kosova dhe Maqedonia që ia janë bashkuar Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.
Kerry vjen për herë të parë në Shqipëri, por edhe paraardhësja e tij, Hillary Clinton ka vizituar Shqipërinë në nëntori i vitit 2012. /Opinion.al/