TIRANE- Janë arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë lidhje me atentatin ndaj biznesmenit Nuredin Suli 4 ditë më parë tek Komuna e Parisit. Julian Hamollari, 29 vjeç, banues në Tiranë dhe Musa Çerpja, 53 vjeç, banues në Tiranë, janë personat e ndaluar. Sipas policisë këta persona po pengojnë zbardhjen e hetimeve dhe arrestimin e autorëve të vertetë.
“Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohen te kene lidhje me ngjarjen e datës 09.02.2016, ndodhur në “Qendren Kristal”, ku është tentuar të vritet me lëndë eksplozive shtetasi Nuredin Suli”, bën të ditur policia.
“Materialet proçeduriale i janë referuar Prokurorisë per veprat penale: Veprime që pengojnë zbulimin e të së vërtetës“, vijon policia.
Sakaq, autorët e vertetë ende nuk janë kapur. Policia e Tiranës thotë se “po vazhdon puna në bashkëpunim edhe me Prokurorinë prane Gjykates Shkalles pare Tiranë për dokumentimin e plotë ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjere te impikuar ne kete ngjarje”.