Një nxënëse 16 vjeçare është qëlluar për vdekje nga i dashuri i saj, në oborrin e shkollës së saj, pasi ajo dyshohet ti ketë kërkuar ndarjen. Ngjarja ka ndodhur në provincën Anatolian në Turqi.
Elif Zelal Yeni u vra me armë nga i dashuri i saj 18 vjeçar me emrin Samet Ermiş.
Mediat raportojnë se ngjarja kishte ndodhur pasi Ermiş kishte shkuar me makinë në shkollën e saj, për të mësuar vendimin e vajzës për të përfunduar marrëdhënien e tyre.//a.h