Një studim i botuar nga prestigjiozja “British Journal of Psychiatry” ka arritur në konkluzionin se një marrëdhënie e gjatë në çift ul problemet e mundshme mendore të individit. Sipas rezultateve, subjektet deklaronin se marrëdhëniet e gjata në çift dëshmonin edhe një përqindje më të vogël të problemeve psikologjike në krahasim me të tjerët që tregonin se marrëdhëniet e tyre zgjasnin në një periudhë më pak se dy vjet.
Nëse mes njerëzve që nuk ishin të lidhur përqindja e rrezikut për të pasur probleme psikologjike ishte 16% dhe mes atyre që kishin një marrëdhënie që zgjaste më pak se 2 vjet përqindja ishte 23%.