Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kronologjia/ Cfarë ndodhi me ligjin e Byrosë. Kush i iku konsensusit?

2016/02/12 at 6:35 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kronologjia/ Cfarë ndodhi me ligjin e Byrosë. Kush i iku konsensusit?

Kjo është java e tretë që mazhoranca dhe opozita jane te përfshira në debat për Byronë Kombëtare të Hetimit.


Por çfarë synoi Basha me aksionin e tij këmbëngulës për miratimin e një drafti konsensual, per te cilin tashme pasi u miratua nga qeveria thote se nuk është ai për të cilin kishin rënë dakord?
Byroja Kombëtare e Hetimit, premtimi elektoral i Kryeministrit Rama në 2013-ën ka një histori të gjatë e të vështirë.

Fillimisht u tentua të përfshihej në Kodin e Penal dhe më pas qeveria u tërhoq për shkak të vërejtjeve të ekspertëve të huaj, por arriti të kalonte në Parlement në vitin 2014, në kuadër të ndryshimeve që iu bënë ligjit për Policinë e Shtetit.
Varësia e saj ishte direkt tek Ministri i Brendshëm dhe Partia Demokratike fitoi në Gjykatë Kushtetuese, duke e shfuqizuar kapitullin e Byrosë nga ligji.
Në fillim të vjeshtës që shkoi në bashkëpunim me ekspertët amerikanë qeveria, por dhe Partia Demokratike zhvilluan negociata larg syve të publikut dhe vetëm në janar të 2016-ës kryetari i opozitës, Lulzim Basha zbuloi se që prej tetorit ka një draft gati dhe që gëzon votat e demokratëve, por Kryeministri Rama e bllokon.
Java kaloi pa një përgjigje për fatin e draftit nga Ministri i Brendshëm dhe Kryeministri.
Ndërsa Sali Berisha bënte diversionin me pozicionin kundër që Ministri i Drejtësisë thuhej se kishte mbajtur në qeveri ndaj draftit. Asnjë detaj më shumë, veç faktit se Berisha pohoi se Manjani dhe ai mendonin njësoj.
Sfida e kryetarit të opozitës përsëritet javën që pasoi dhe në artikulimin e tij krahas deklaratës për produktin e përbashkët për Byronë përfshin për referim edhe mendimin e Venecias, ku rekomandohet varësia nën Prokurori. Ai kërkon kalimin e ligjit me procedurë të përshpejtuar.
Nga salla plenare Kryeministri Rama deklaron se do të pritet që gjithçka të përmbyllet sipas mendimit përfunddimtar të Venecias për reformën në drejtësi.
Të nesërmen, e premte, data 5 shkurt, Lulzim Basha pohon se varësia e Byrosë sipas draftit konsensual është prokurori dhe polici gjyqësore, e cila punon për llogari të hetimit. Për herë të parë flet për nevojën e implentimit të mendimit të Venecias, parashikimi në paragrafin 90 të tij.
Por sërish kërkon nxitim dhe pranon kalimin e nismë përmes komisionit të reformës në drejtësi.
Në darkë nga njësia e koordinimit Rama-Meta, përgjigja ishte negative.
Java e re nisi me vizitën e europarlanentarëve Kukan dhe Flekenshtaj, që theksuan fokusin e tyre tek reforma në drejtësi.
E marta u dominua nga 180 minuta takime të veçanta të ambasadorëve Lu e Vlahutin fillimisht me Berishën e Bashën dhe më pas me socialistin Fatmir Xhafa.

E mërkura solli miratimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, siç duket, sipas të vetmit draft që ekziston.
Lulzim Basha lajmin e mësoi përmes medias, ndërsa po hynte në mbledhje me deputetët. U rezervua ta paragjykonte, ndërsa nuk e kishte lexuar, por artikuloi qartë se akordin e tyre e japin vetëm nëse ai është sipas Venecias.
Në një prononcim më pas Sali Berisha pohoi se kishte një draft të dakordësuar, por ka dhe një mendim të Venecias
Çfarë Lulzim Baha u tha gazetarëve mëngjesin e së enjtes, është se drafti i kaluar në qeveri nuk është ai për të cilin është rënë dakord.
Në gjithë këtë historik sfidash e kundër sfidash për strukturën që do të hetojë korrupsionin në nivele të larta, zot të së vërtetës janë ata që i hedhin, si dhe ambsadorët e ekspertët e tyre që publikisht heshtin.
Publiku është sot para dy versioneve. Atij të Ramës që thotë se drafti i dakordësuar është ai që ekspertët e huaj e kanë konfirmuar si të tillë. Dhe versioni i Lulzim Bashës që thotë se drafti i kaluar në qeveri nuk është ai për ët cilin ka dhënë konsensus.
Në rrethana të tilla nëse ka të drejtë Rama apo Basha, do të mund ta mësonin përmes një qëndrimi publik nga ndërmjetësuesit ose ekspertët amerikanë.
Lulzim Basha ndërkohë duhet të shpjegojnë nëse tani është në favor të pritjes së mendimit përfundimtar të Komisionit të Venecias dhe se këmbënguljen për ta kaluar me procedurë të përshpejtuar draftin, e kishte për retorikë politike, ndërsa besonte se zërat kundërshtuese brenda mazhorancës do ta zvarrisnin atë.

ABC News



Ju sugjerojmë

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë
Rajoni

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë

28 Qershor, 2025 7:08 pm
Nuk ka qetësi për Vuçiçin, sërish protesta në Beograd
Rajoni

Nuk ka qetësi për Vuçiçin, sërish protesta në Beograd

28 Qershor, 2025 7:02 pm
Shëngjin/ Rrezikuan jetën në det, policia ndihmon dy turistët
Kronikë

Shëngjin/ Rrezikuan jetën në det, policia ndihmon dy turistët

28 Qershor, 2025 7:00 pm
Viti i ri shkollor nis më 8 shtator
Aktualitet

Viti i ri shkollor nis më 8 shtator

28 Qershor, 2025 6:56 pm
24 viktima nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Pakistan
Bota

24 viktima nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Pakistan

28 Qershor, 2025 6:23 pm
Sekuestrohet kokainë me vlerë 96 milionë paund në portin britanik
Bota

Sekuestrohet kokainë me vlerë 96 milionë paund në portin britanik

28 Qershor, 2025 6:02 pm
Kurti takon krerët e partive në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit
Rajoni

Kurti takon krerët e partive në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit

28 Qershor, 2025 5:49 pm
Irani hap hapësirën ajrore në pjesët qendrore dhe perëndimore të vendit
Bota

Irani hap hapësirën ajrore në pjesët qendrore dhe perëndimore të vendit

28 Qershor, 2025 5:44 pm
“Shqipëria destinacion për turistët e elitës, i bashkohet SHBA, Zvicrës e Tajlandës”
Aktualitet

“Shqipëria destinacion për turistët e elitës, i bashkohet SHBA, Zvicrës e Tajlandës”

28 Qershor, 2025 5:31 pm
Izraeli: Kemi pasur agjentë në Iran që prej 2010-ës
Bota

Izraeli: Kemi pasur agjentë në Iran që prej 2010-ës

28 Qershor, 2025 5:28 pm
Para
Konfirmohet: Sekretari amerikan John Kerry nuk do e takojë Ilir Metën

Kerry takon dhe Hashim Thaçin në Tiranë

Video/ Ky qen dembel, jeton si zotëri i vërtetë

Video/ Ky qen dembel, jeton si zotëri i vërtetë

Foto/ Ja sekretet e lashta që po nxjer ky lum në Indi

Foto/ Ja sekretet e lashta që po nxjer ky lum në Indi

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë
28 Qershor, 2025

Përfundon takimi i liderëve politikë në Prishtinë. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku e quajtën...

Lexo më shumë

Nuk ka qetësi për Vuçiçin, sërish protesta në Beograd

Nuk ka qetësi për Vuçiçin, sërish protesta në Beograd
28 Qershor, 2025

Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, kanë nisur të organizohen dy protesta në ditën kur shënohet ajo që njihet si festë...

Lexo më shumë

Shëngjin/ Rrezikuan jetën në det, policia ndihmon dy turistët

Shëngjin/ Rrezikuan jetën në det, policia ndihmon dy turistët
28 Qershor, 2025

Rreth orës 15:00 të datës 28.06.2025, Salla Operative e Policisë mori njoftim se, përballë plazhit “Rana e Hedhun”, një mjet...

Lexo më shumë

Viti i ri shkollor nis më 8 shtator

Viti i ri shkollor nis më 8 shtator
28 Qershor, 2025

Viti i ri shkollor do të nisë të hënën e dytë të shtatorit, pra më datë 8 shtator. Ministria e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com