Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tenderi i dyshimtë/OSHEE miliona lekë një call-center për trajnimin e punonjësve

2016/02/12 at 3:19 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderi i dyshimtë/OSHEE miliona lekë një call-center për trajnimin e punonjësve

Operator i Shpërndarjes së Energjisë(OSHEE) prokuroi këtë javë kompaninë “The Headhunter”për të trajnuar rreth 5300 punonjës të saj.

Kompania private “The Headhunter” ishte e vetmja që mori pjesë në këtë tender, ndërsa nga OSHEE nuk ka pasur njoftime të mëparshme për këtë prokurim.

Kompania “The Headhunter” ofroi një çmim prej 66 milionë lekësh për realizimin e këtij trajnimi, afro 650 mijë dollarë.

Ky është një tender i majmë për këtë kompani private nëse i referohesh bilancit të saj tregtar të deklaruar për vitin 2014, ku kompania të gjithë xhiron e saj vjetore rezultonte se e kishte  rreth 56 milionë lekë, afro 550 mijë dollarë.

OSHEE-ja i ka dhënë kompanisë private një tender që tejkalon xhiron e saj vjetore.

HashtagAL kontaktoi OSHEE-në dhe e pyeti në lidhje me detajet e këtij trajnimi. Pyetjes së përse këto tendera trajnuese nuk i kryen drejtoria e autorizuar shtetërore e DAP-it, zyra e OSHEE-së ju përgjigj se:

Shoqëria OSHEE sh.a. nuk është pjesë e administratës publike, por funksionon në bazë të ligjit për Shoqëritë Tregtare dhe si rrjedhoje këto trajnime nuk mund të kryhen nga Departamentin e Administratës Publike(DAP), sepse ky i fundit merret vetëm me zhvillimin e trajnimeve të asaj pjese të administratës publike në të cilin vepron dhe zbatohet ligji i Statusit të Nënpunësit Civil, pra ky i fundit nuk mbulon as personelin e administratës publike që marrëdheniet e punës rregullohen nëpërmjet Kodit të Punës.

Nga ana tjetër OSHEE-ja tha se do të trajnohen të gjitha nivelet e punonjësve të saj duke nisur që nga punonjësit e thjeshtë që bëjnë matjet nëpër shtëpi dhe biznese e duke përfunduar deri tek drejtorët dhe menaxherët e kompanisë.

OSHEE-ja nuk ofroi ndonjë të dhënë apo specifikime teknike në lidhje me pritshmëritë që kishte nga ky trajnim që përfundon në Gushtin e vitit 2016.

Vetëm pasi trajnimi të ketë përfunduar, OSHEE-ja do të bëjë vlerësimin e ndikimit të tij në rritjen profesionale të punonjësve.

Në objektivat e trajnimit OSHEE-ja renditi dhe  terma të përgjithshme si “motivimin e punonjësve” “rritjen e performancës” , “komunikimi i duhur me konsumatorët”, që janë kryesisht objektiva që i synojnë  organizatat jo-qeveritare(OJF) dhe duken disi të pazakonta për një korporatë si OSHEE-ja.

Por ndër objektivat e këtij trajnimi veçohen dhe kërkesa ambicioze, si për shembull “Analizimi dhe planifikimi i sistemit energjitik.”

Pra, një kompani private si “The Headhundter” e themeluar në vitin 2012, përzgjidhet për të instruktuar menaxherët e OSHEE-së se si  të analizojnë dhe të planifikojnë sistemin energjitik.

Një tjetër pritshmëri nga trajnimi në fjalë është dhe “Përdorimi i drejtë i mjeteve dhe veshjeve të punës”,do të jetë sërish kompania private e angazhuar ndër të tjera dhe me biznesin e “Call Center” ajo që do të trajnojë punonjësit e OSHEE-së se si të veshin dhe si të përdorin pajimet.

Nisur nga gama e gjerë e instruksioneve që do japë kompania “The Headhunter” për 5300 punonjës së OSHEE-së,  vlen të verifikohet kapaciteti i punonjësve të kësaj kompanie private që ka fituar tenderin.

Në bazë të deklarimeve zyrtare që ka bërë kjo kompani për vitin 2014, rezulton se ajo ka gjithsej 32 punonjës, nga të cilët 21 janë me pagë mujore 30 mijë lekë, pra 250 dollarë në muaj.

Vetëm 6 prej punonjësve kanë një pagë rreth 66 mijë lekë, ndërsa 5 të tjerë kanë një pagë prej 84 mijë lekësh të deklaruar.

E thënë ndryshe, trajnimin luksoz në vlerën e afro 650 mijë dollarëve për 5.300 punonjës të OSHEE-së, do e kryejë një kompani me 32 punonjës të deklaruar, 21 prej të cilëve e kanë pagën e deklaruar 30 mijë lekë, ndërsa vlera e tenderit që ka fituar kompania është më e madhe se xhiroja vjetore e saj.

Duket se OSHEE-ja, në tentativë për të rritur performancën e 5300 punonjësve të saj, fillimisht ka dyfishuar buxhetin e një kompanie private me 32 punonjës, pjesa dërrmuese e të cilëve i kanë pagat më të vogla se punonjësit e OSHEE-së.

Ndonëse nuk e dimë ende se cila do të jetë performance që do të fitojnë punonjësit e OSHEE-së pas këtij trajnimi luksoz, mund të themi me siguri se OSHEE-ja ka dhuruar një performancë të panjohur më parë në mënyrën se si bëhen prokurimet publike në këtë vend. / HashtagAL

Kompania-vendimi-per-te-hapur-call-center-724x1024Xhiroja-Fitimet-TVSH-The-headhunter-768x682

Ju sugjerojmë

“S’ka kontaktuar asnjë nga Irani”/ Hasani në Klan News: Hoqëm shqiptarët nga Izraeli
Aktualitet

“S’ka kontaktuar asnjë nga Irani”/ Hasani në Klan News: Hoqëm shqiptarët nga Izraeli

18 Qershor, 2025 3:55 pm
“Plazhi i lirë”/ Lirohen 2 hapësira publike në Durrës, hiqen 182 çadra me shezlongë
Aktualitet

“Plazhi i lirë”/ Lirohen 2 hapësira publike në Durrës, hiqen 182 çadra me shezlongë

18 Qershor, 2025 3:45 pm
(VIDEO)“Jetë e luftë”/ Nëna lind trinjaket në një spital nëntokësor në Izrael
Bota

(VIDEO)“Jetë e luftë”/ Nëna lind trinjaket në një spital nëntokësor në Izrael

18 Qershor, 2025 3:19 pm
“Elevate by Floriana Garo”:Ankthi dhe depresioni po përhapen në heshtje në Shqipëri!
Sociale

“Elevate by Floriana Garo”:Ankthi dhe depresioni po përhapen në heshtje në Shqipëri!

18 Qershor, 2025 3:11 pm
Rinumërohen 25 kuti në Tiranë: PS-së i hiqen 30 vota, PD-së 4
Aktualitet

Rinumërohen 25 kuti në Tiranë: PS-së i hiqen 30 vota, PD-së 4

18 Qershor, 2025 2:50 pm
Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë
Rajoni

Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë

18 Qershor, 2025 2:50 pm
“I vë zjarrin banesës së një shtetaseje se djali i kishte para borxh”/Pranga të riut
Aktualitet

“I vë zjarrin banesës së një shtetaseje se djali i kishte para borxh”/Pranga të riut

18 Qershor, 2025 2:43 pm
Khamenei-Trump: Irani s’dorëzohet kurrë! Pasoja të rënda për SHBA nëse ndërhyn
Bota

Khamenei-Trump: Irani s’dorëzohet kurrë! Pasoja të rënda për SHBA nëse ndërhyn

18 Qershor, 2025 2:26 pm
Të moshuarit: Pensioni i 13-të, ndihmesë e madhe
Aktualitet

Të moshuarit: Pensioni i 13-të, ndihmesë e madhe

18 Qershor, 2025 2:13 pm
Sëmundjet e zemrës, “vrasësi” i shqiptarëve
Kryesore

Sëmundjet e zemrës, “vrasësi” i shqiptarëve

18 Qershor, 2025 2:02 pm
Para
Mësuesi francez padit Facebook-un

Mësuesi francez padit Facebook-un

Në rrjetet sociale pyesin, kush ja mori Encës tullumbacet?!

Në rrjetet sociale pyesin, kush ja mori Encës tullumbacet?!

Rrëfimi i Dakota Johnson: “50 hijet e Greit” më shkatërruan jetën seksuale

Rrëfimi i Dakota Johnson: "50 hijet e Greit" më shkatërruan jetën seksuale

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“S’ka kontaktuar asnjë nga Irani”/ Hasani në Klan News: Hoqëm shqiptarët nga Izraeli

“S’ka kontaktuar asnjë nga Irani”/ Hasani në Klan News: Hoqëm shqiptarët nga Izraeli
18 Qershor, 2025

Teksa konflikti në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar, Shqipëria po përpiqet të nxjerrë shtetasit shqiptarë nga Izraeli. Në një intervistë...

Lexo më shumë

“Plazhi i lirë”/ Lirohen 2 hapësira publike në Durrës, hiqen 182 çadra me shezlongë

“Plazhi i lirë”/ Lirohen 2 hapësira publike në Durrës, hiqen 182 çadra me shezlongë
18 Qershor, 2025

Lirohen 2 hapësira publike që ishin zënë në mënyrë të paligjshme në plazhin e Durrësit. Policia ka sekuestruar 182 komplete...

Lexo më shumë

(VIDEO)“Jetë e luftë”/ Nëna lind trinjaket në një spital nëntokësor në Izrael

(VIDEO)“Jetë e luftë”/ Nëna lind trinjaket në një spital nëntokësor në Izrael
18 Qershor, 2025

Në Spitalin Rambam në Haifa në Izrael, i cili aktualisht po operon nëntokë për shkak të konfliktit ushtarak me Iranin,...

Lexo më shumë

“Elevate by Floriana Garo”:Ankthi dhe depresioni po përhapen në heshtje në Shqipëri!

“Elevate by Floriana Garo”:Ankthi dhe depresioni po përhapen në heshtje në Shqipëri!
18 Qershor, 2025

Në episodin më të fundit të emisionit “Elevate by Floriana Garo”, publikuar në kanalin e saj zyrtar në YouTube, u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com