Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestimi/ Hiqeshin si agjentë sekret, ndaluan furgonin në rrugë

2016/02/12 at 1:10 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi/ Hiqeshin si agjentë sekret, ndaluan furgonin në rrugë

Gjykata e Beratit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 15 ditë për shtetasit Alfred Kallmi dhe Antonio Toska, të cilët të prezantuar si agjentë të SHISH, gjurmuan dhe ndaluan furgonin e drejtuar nga një i ri nga Durrësi.

Seancën e sotme, gjykata pasi dëgjoi akuzën që i ngarkoi me faj për veprën penale të “Përvetësimit të titullit apo detyrës shtetërore”, i la në arrest me afat, edhe pse prokuroria kërkoi “arrest me burg”.

Në dosjen e prokurorisë sqarohet se këta dy shtetas janë arrestuar në  flagrancë nga Policia e Shtetit pasi në dt. 10.02.2016, duke deklaruar se janë punonjës policie, kanë tentuar të ndalojnë shtetasin F.F., i cili po udhëtonte me mjetin e tij furgon nga Berati në drejtim të Durrësit.

“Pas arrestimit nga policia, dy personat e dyshuar kanë deklaruar se janë punonjës të Qendrës Investigative në Tiranë, e cila është një kompani private. Duke qenë “në shërbim”, këta dy shtetas deklarojnë se kanë parë një furgon me targa të Durrësit, i cili i është dukur i dyshimtë dhe e kanë ndjekur me mjetin e tyre tip “Mercedez”, me qëllim për për t’i bërë kontroll. Meqenëse drejtuesi i furgonit nuk ka ndaluar, ata e kanë parakaluar dhe i kanë kërkuar një patrulle policie që të ndalojnë mjetin furgon”­ thuhet në dosjen e akuzës.

Nga ana tjetër vetë drejtuesi i furgonit, shtetasi F.F., duke qenë se është ndjerë i trembur nga shoqërimi që po i bënte mjeti Mercedez, ka njoftuar policinë e shtetit, në numrin 129.

“Në momentin që patrulla e policisë, nën sugjerimin e dy ‘agjentëve”, ka ndaluar mjetin furgon, në radion e tyre marrin porosi që të sqarojnë situatën, pasi drejtuesi i mjetit furgon ka njoftuar për një situatë të dyshimtë shoqërimi nga mjeti Mercedez”­ thotë prokuroria.

Pasi janë shoqëruar të gjithë personat në komisariat, rezultoi se “agjentët” Kallmi dhe Toska nuk kishin asnjë të drejtë ligjore për të kryer ndalim dhe kontroll mjetesh.

Në këto kushte, Prokuroria e Beratit krijon dyshimet e arsyeshme se Alfred Kallmi dhe Antonio Toska kanë konsumuar veprën penale “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”.

“Gjykata dha masën e sigurisë me afat, duke i kërkuar Prokurorisë që gjatë dy javëve të sigurojë prova të mjaftueshme mbi faktin se me çfarë baze funksionon kjo shoqëri private. Prokuroria e Beratit, në seancë ka paraqitur argumentin se atributet e policisë gjyqësore i kanë vetëm organet shtetërore të ngarkuara me ligj dhe nuk mund t’i ketë asnjë organizëm privat”­, thuhet në deklaratën e organit të akuzës.

Gjithësesi, gjykata ka vendosur që brenda 15 ditëve Prokuroria t’i sqarojë gjykatës së kush mbart rolin e Policisë Gjyqësore, gjë që në fakt është parashikuar shprehimisht në Kodin e Procedurës Penale dhe në ligjin “Për Policinë e Shtetit”.

Në bazë të legjislacionit shqiptar, atributet për ndalimin dhe kontrollin e qytetarëve e ka vetëm policia gjyqësore e institucioneve shtetërore dhe jo përfaqësues të kompanive private.

Ju sugjerojmë

Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror
Kryesore

Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror

3 Shtator, 2025 5:34 pm
Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Rritet përditë sipërfaqja e çliruar e hapësirave

3 Shtator, 2025 5:32 pm
Sylvinho komenton zgjedhjen e Bajramit: Fola 30 minuta me të, kjo gjë ndodh kudo
Sport

Sylvinho komenton zgjedhjen e Bajramit: Fola 30 minuta me të, kjo gjë ndodh kudo

3 Shtator, 2025 5:25 pm
Bajrami shkoi te Zvicra, Kumbulla: Nuk mendojmë për lojtarët që…
Kryesore

Bajrami shkoi te Zvicra, Kumbulla: Nuk mendojmë për lojtarët që…

3 Shtator, 2025 5:16 pm
Borxhi dhe kriza politike/Franca është në prag të falimentimit
Bota

Borxhi dhe kriza politike/Franca është në prag të falimentimit

3 Shtator, 2025 4:28 pm
Aksi Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, Rama: Përmirëson ndërlidhjen e komuniteteve
Aktualitet

Aksi Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, Rama: Përmirëson ndërlidhjen e komuniteteve

3 Shtator, 2025 3:33 pm
Albin Kurti është thërritur në Prokurorinë Speciale
Rajoni

“Albin Kurti do të jetë i vdekur”, Mesazh kërcënues ndaj kryeministrit të Kosovës

3 Shtator, 2025 3:26 pm
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit
Aktualitet

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit

3 Shtator, 2025 2:30 pm
Qeveria e re, zbardhet agjenda e Asamblesë së PS
Kryesore

Qeveria e re, zbardhet agjenda e Asamblesë së PS

3 Shtator, 2025 2:15 pm
“Çmimet rriten, pagat jo”, Berisha: Do të plasë morri dhe zgjebja për shkak…
Kryesore

“Çmimet rriten, pagat jo”, Berisha: Do të plasë morri dhe zgjebja për shkak…

3 Shtator, 2025 1:28 pm
Para
Wikileaks: Si e shihnin Nanon amerikanët

Wikileaks: Si e shihnin Nanon amerikanët

A flet Angelina Jolie për jetën e saj perverse, depresionin dhe se si po shkon martesa e saj?

A flet Angelina Jolie për jetën e saj perverse, depresionin dhe se si po shkon martesa e saj?

Video/ Ja kënga e re e Bes Kallakut

Video/ Ja kënga e re e Bes Kallakut

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror

Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror
3 Shtator, 2025

Shqipëria do të zhvillojë një miqësore përballë Gjibraltarit në Europa Point të enjten e 4 shtatorit, pesë ditë përpara duelit...

Lexo më shumë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Rritet përditë sipërfaqja e çliruar e hapësirave

Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
3 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike. Kreu i qeverisë ka publikuar...

Lexo më shumë

Sylvinho komenton zgjedhjen e Bajramit: Fola 30 minuta me të, kjo gjë ndodh kudo

Sylvinho komenton zgjedhjen e Bajramit: Fola 30 minuta me të, kjo gjë ndodh kudo
3 Shtator, 2025

Shqipëria do të zhvillojë një miqësore përballë Gjibraltarit në Europa Point të enjten e 4 shtatorit, pesë ditë përpara duelit...

Lexo më shumë

Bajrami shkoi te Zvicra, Kumbulla: Nuk mendojmë për lojtarët që…

Bajrami shkoi te Zvicra, Kumbulla: Nuk mendojmë për lojtarët që…
3 Shtator, 2025

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, ka folur përpara miqësores së Gjibraltarit në një konferencë për mediat. Mbrojtësi kuqezi, u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com