Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rikthimi i Berishës!

2016/02/11 at 7:24 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Rikthimi i Berishës!

Nga Blendi Fevziu –

Sali Berisha është kthyer sërish.

Jo në Parlament. Aty ka qenë gjithnjë më aktiv se sa gjithë deputetët e tjerë. Jo vetëm ata të PD, por gjithë deputetët që ajo sallë ka njohur këto 25 vjet.

Jo në Daljet publike. Aty rrallë dikush tjetër krahasohet me të. Me mënyrën se si përqaset dhe me aftësinë për të tërhequr vemendjen tek argumenti i tij. Edhe ku e di që nuk ka të drejtë.

Jo në partinë demokratike. Aty gjithnjë do të mbetet zëri kryesor dhe padyshim më me peshë. Pavarësisht debateve që do zgjasin sa kohë ai të jetë prezent se kush i merr vendimet dhe kush i influencon ato.

As në gazetari. Aty ka qenë prej vitesh. Që në artikujt e parë në gazetat Drita e Bashkimi, në artikujt në RD me emër e pa emër e deri tek postimet në Facebook që për nga intensiteti lënë pas edhe gazetarët profesionistë që paguhen për këtë gjë.

As në përplasjet dhe konflitet politike. Aty do jetë gjithnjë, siç ka qenë. Duke ndarë dhe duke rreshtuar; duke bërë aleatë dhe duke krijuar miq e armiq.

Jo, Sali Berisha është kthyer aty ku mendohej se nuk do të kthehej më! Aty ku mendohej se nuk do të kishin nevojë për të. Si një faktor për ndërkombëtarët. Në dy javët e fundit ai është shfaqur thuajse në të gjitha takimet që kanë lidhje me reformën në drejtësi. Dhe reforma në drejtësi është prioriteti më i rëndësishëm për ndërkombëtarët këtë moment. Rreth 2 muaj më parë, aktorët kryesorë të diplomacisë në Tiranë u bindën se reforma në drejtësi kishte nevojë për aprovimin e Berishës. Deri atë moment Berisha konsiderohej thjeshtë një ish Kryeministër dhe një figurë shumë e rëndësishme politike, por jo njeriu me të cilin duhej të negociohej direkt. Sot ata po e bëjnë këtë duke mos e fshehur asnjë moment. Berisha u vizitua në fillim nga Ambasadori Lu në zyrën e tij; pak kohë më pas ai u ftua për drekë së bashku me Lulzim Bashën në rezidencën e Ambasadorit Amerikan në prani edhe të Ambasadores Vlahutin; disa ditë më vonë Kukan dhe Flekenshtein e vizituan atë në zyrë. Kukan deklaroi se takimi ishte për një miqësi të vjetër, por ata që e njohin mirë diplomacinë e dinë që për ndërkombëtarët nostalgjia vlen fare pak. Respekti po, por nostalgjia jo. Ata konsiderojnë fuqinë dhe negociojnë me të.

Së fundmi dje, Lu dhe Vlahutin takuan sërish Lulzim Bashën në selinë e PD, gjithnjë në prani të Sali Berishës. Për të folur sërish dhe për të definuar qëndrimin e PD për ligjin e Byrosë së hetimit.

Nuk ka asnjë dyshim që as Vlahutin dhe as Lu; as Kukan dhe as të tjerë nuk e takojnë Berishën për nostalgji; E takojnë si një faktor me të cilin duan të zgjidhin problemet që ju dalin në rrugë. Ndaj mund të thuhet se Berisha është kthyer edhe aty ku mendohej se nuk do të kishte shumë hapësirë. Personalisht nuk besoj se ai do të kthehet ndonjëherë në krye të PD. As do ta ndërmarrë këtë nismë. Thjeshtë do qëndrojë aty, duke i bindur të gjithë se ai është në fushë dhe se prej saj, nuk do të dalë kollaj. Dhe që të tjerët do shkojnë ta gjejnë aty ku është. Për të zgjidhur problemin që kanë ata, jo ai…

Blendi Fevziu

Ju sugjerojmë

India dërgon astronautin e parë në hapësirë ​​pas 41 vitesh
Bota

India dërgon astronautin e parë në hapësirë ​​pas 41 vitesh

25 Qershor, 2025 6:35 pm
Rival i Milanit, Morata rikthehet në Serie A
Sport

Rival i Milanit, Morata rikthehet në Serie A

25 Qershor, 2025 6:12 pm
Miratohet ndërtimi i centralit fotovoltaik në Taç të Kolonjës
Aktualitet

Miratohet ndërtimi i centralit fotovoltaik në Taç të Kolonjës

25 Qershor, 2025 6:07 pm
Lufta në Gaza/ 51 civilë të vrarë nga ushtria izraelite
Bota

Lufta në Gaza/ 51 civilë të vrarë nga ushtria izraelite

25 Qershor, 2025 5:58 pm
Vizita e Presidentit Begaj, pritet nga autoritetet më të larta në Kalabri
Politikë

Vizita e Presidentit Begaj, pritet nga autoritetet më të larta në Kalabri

25 Qershor, 2025 5:52 pm
Alarmi nga Kina, lakuriqët e natës përhapin viruse të reja
Bota

Alarmi nga Kina, lakuriqët e natës përhapin viruse të reja

25 Qershor, 2025 5:45 pm
Trump: Zyrtarët e SHBA-së dhe Iranit do të bisedojnë javën e ardhshme
Bota

Trump: Zyrtarët e SHBA-së dhe Iranit do të bisedojnë javën e ardhshme

25 Qershor, 2025 5:26 pm
Trump pas takimit me Zelenskyn: U tregua shumë i sjellshëm, do flas me Putinin nëse…
Bota

Trump pas takimit me Zelenskyn: U tregua shumë i sjellshëm, do flas me Putinin nëse…

25 Qershor, 2025 5:11 pm
Trump: Putin mund të ketë ambicie përtej Ukrainës
Bota

Trump: Putin mund të ketë ambicie përtej Ukrainës

25 Qershor, 2025 5:02 pm
Analiza e REL: Kosova pa Kuvend, miliona euro në pritje
Rajoni

Analiza e REL: Kosova pa Kuvend, miliona euro në pritje

25 Qershor, 2025 4:57 pm
Para
Foto/ Shihni sa është rritur vajza e Nora Istrefit

Foto/ Shihni sa është rritur vajza e Nora Istrefit

Ja ushqimi që forcon kockat tuaja

Ja ushqimi që forcon kockat tuaja

Video/ Ja reagimi i këtij vogëlushi kur sheh binjakun e të atit

Video/ Ja reagimi i këtij vogëlushi kur sheh binjakun e të atit

Please login to join discussion

TE FUNDIT

India dërgon astronautin e parë në hapësirë ​​pas 41 vitesh

India dërgon astronautin e parë në hapësirë ​​pas 41 vitesh
25 Qershor, 2025

India po feston nisjen me sukses të misionit Axiom-4 (Ax-4), i cili u nis me një ekuipazh shumëkombësh, përfshirë një...

Lexo më shumë

Rival i Milanit, Morata rikthehet në Serie A

Rival i Milanit, Morata rikthehet në Serie A
25 Qershor, 2025

Alvaro Morata do të rikthehet sërish në Serie A, por jo te Milani. Sulmuesi spanjoll pritet të transferohet te skuadra...

Lexo më shumë

Miratohet ndërtimi i centralit fotovoltaik në Taç të Kolonjës

Miratohet ndërtimi i centralit fotovoltaik në Taç të Kolonjës
25 Qershor, 2025

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike me kapacitet 62 megavatë,...

Lexo më shumë

Lufta në Gaza/ 51 civilë të vrarë nga ushtria izraelite

Lufta në Gaza/ 51 civilë të vrarë nga ushtria izraelite
25 Qershor, 2025

51 persona kanë vdekur këtë të mërkurë në Rripin e Gazës, si pasojë e sulmeve izraelite. Informacionet e dala nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com