NATO është gati të patrullojë në detin Egje për të ndaluar trafikimin e qenieve njerëzore nga Turqia në Greqi. Kjo është bërë e ditur nga shefi i NATO-s Jens Stoltenberg duke iu përgjigjur kështu edhe kërkesës së bërë më herët nga vendet anëtare të NATO-s, Greqia, Turqia dhe Gjermania.
Ai ka deklaruar: “NATO do të japë informacione të rëndësishme për të ndihmuar në luftën kundër trafikimit”.
Ndërsa sekretari amerikan i mbrojtjes Ashton Carter tha se goditja e këtyre grupeve kriminale do të ishte impakti më i madh humanitar.
“Planet do të hartohen nga autoritetet ushtarake të Aleancës. Ato do të shqyrtohen do të implementohen. Goditja e grupeve kriminale që shfrytëzojnë këta njerëz të varfër do të ishte impakti më i madh humanitar”, është shprehur Carter. Sipas agjencisë së refugjatëve të OKB-së, rreth 75.000 emigrantë kanë mbërritur në Greqi nga deti në vitin 2016.