Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbetën përgjysmë punimet në stadiumin “Loro Boriçi”, mungojnë 3 milionë euro

2016/02/11 at 2:33 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbetën përgjysmë punimet në stadiumin “Loro Boriçi”, mungojnë 3 milionë euro

Në fakt, ka ende dyshime nëse kjo gjë do të arrihet. Ditët e fundit u zhvillua një mbledhje në stadiumin që është në rikonstruksion dhe u diskutua për një problem madhor. “Panorama Sport” zbulon se për të përfunduar totalisht të gjitha punimet, mungon një shumë prej afro 3 milionë eurosh që nuk dihet se kush do t’i japë.

Stadiumi “Loro Boriçi” kushton 24 miliardë lekë të vjetër, kjo sipas vlerës zyrtare të regjistruar në Regjistrin e Ndihmave Shtetërore nga Komisioni i Ndihmës Shtetërore për Ministrinë e Ekonomisë. Kjo shumë prej 24 miliardë lekësh të vjetër është parashikuar si bashkëfinancim mes UEFAs dhe qeverisë shqiptare.

UEFA ka dhënë 4 milionë euro që janë afro 5 miliardë lekë të vjetër. Nga ana e saj, qeveria në shtatorin e kaluar miratoi fondin prej 15 miliardë lekësh të vjetër ose rreth 10 milionë euro për stadiumin e Shkodrës. Nga shuma e dhënë deri tani nga UEFA dhe qeveria, vlera shkon në total në 20 miliardë lekë të vjetër, ndërkohë që shuma e përcaktuar është 24 miliardë lekë të vjetër. Në këtë mënyrë, për tëpërfunduar të gjitha punimet në stadium, do të duhen edhe 4 miliardë lekë të vjetër ose rreth 3 milionë euro.

Gazeta “Panorama Sport” ka zbuluar një fakt interesant. Se do të mungonin 3 milionë euro për të përmbyllur investimin e dinin të gjitha palët që në fillim, por kanë pranuar që të vijojnë në këtë mënyrë. Ajo që mbetet problem është se kur do t’i japë qeveria ose të tjerë aktorë si UEFA, FSHF apo FIFA këto para sepse në të kundërt stadiumi “Loro Boriçi” mbetet gjysmak.

Nga mbledhja e zhvilluar, vetë drejtuesit e firmës që po kryejnë punimet kanë pohuar se nuk arrin të vendoset pista e shumë pritur e tartanit për atletikën e po ashtu disa punime në tribuna dhe brenda stadiumit. Ashtu si edhe në mjediset e jashtme. Sipas federatës dhe vetë firmës, pas 29 marsit stadiumi nuk kryhet plotësisht, por Vllaznia mund të luajë ndeshjet e Superligës. Kjo krijon sërish një ngërç dhe Vllaznia nuk mund të luajë sepse mes Bashkisë Shkodër dhe Federatës Shqiptare të Futbollit ka një marrëveshje dypalëshe.

Sipas asaj marrëveshjeje, bashkia e merr në dorëzim stadiumin vetëm kur të përfundojnë të gjitha punimet sipas standardeve ndërkombëtare që janë të parashikuara. Marrëveshja në nenin 3 të saj përcakton se federata i dorëzon me procesverbal bashkisë objektin e përfunduar sipas procedurave ligjore ku ndër të tjera është edhe VKM 732 e shtatorit të 2015­ës me të cilën qeveria akordoi 10 milionë euro. Kur u miratua ajo VKM dihej se 3 milionë euro mungonin.

Qoftë në këtë VKM, por edhe në marrëveshjen mes FSHF dhe Bashkisë Shkodër nuk parashikohet askund se kush duhet t’i japë këto 3 milionë euro dhe se kur duhet të jepen dhe se çfarë ndodh në të kundërt. Federata fare thjesht mund t’i thotë bashkisë se në bazë të marrëveshjes duhet ta marrin në dorëzim stadiumin sepse plotësohen procedurat ligjore duke qenë se aty përfshihet VKM 732 dhe nukcilësohet se çfarë do të bëhet me paratë që mungojnë.

Por, nuk mbaron me kaq. Në nenin 4 të marrëveshjes mes FSHF dhe Bashkisë Shkodër parashikohet se rikonstruksioni për stadiumin “Loro Boriçi” duhet të përmbushë standardet dhe kushtet teknike të miratuara nga federatat ndërkombëtare të sportit, por po ashtu federata duhet ta dorëzojë në përputhje me projektin e plotë. Projekt në të cilin bëjnë pjesë edhe pista e tartanit apo edhe punimet e tjera që mbesin pa u përfunduar.

/Panorama Sport/

Ju sugjerojmë

Rrugorja shton kontrollet: Bllokohen 23 motomjete dhe 12 makina. Ja vlera e gjobave
Aktualitet

Rrugorja shton kontrollet: Bllokohen 23 motomjete dhe 12 makina. Ja vlera e gjobave

23 Qershor, 2025 2:45 pm
SPAK shtyn afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH
Aktualitet

SPAK shtyn afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH

23 Qershor, 2025 2:42 pm
Bombardimet në Iran/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron Tiranën me Teheranin
Kryesore

Bombardimet në Iran/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron Tiranën me Teheranin

23 Qershor, 2025 2:39 pm
Sulmi në Kishën e Damaskut, Kryepeshkopi Joan: Bashkëjetesa mes popujve dhe feve…
Aktualitet

Sulmi në Kishën e Damaskut, Kryepeshkopi Joan: Bashkëjetesa mes popujve dhe feve…

23 Qershor, 2025 2:18 pm
Divjaka,prej 5 vitesh pa rritje çmimesh/Kryebashkiaku:Të mbahet pastër plazhi publik
Aktualitet

Divjaka,prej 5 vitesh pa rritje çmimesh/Kryebashkiaku:Të mbahet pastër plazhi publik

23 Qershor, 2025 2:10 pm
I akuzuar nga SPAK për fshehje pasurie, shtyhet seanca gjyqësore për Asllan Dogjanin
Aktualitet

I akuzuar nga SPAK për fshehje pasurie, shtyhet seanca gjyqësore për Asllan Dogjanin

23 Qershor, 2025 1:52 pm
Putin pret ministrin e Jashtëm iranian:Agresioni ndaj Iranit nuk ka asnjë justifikim
Bota

Putin pret ministrin e Jashtëm iranian:Agresioni ndaj Iranit nuk ka asnjë justifikim

23 Qershor, 2025 1:48 pm
Vuçiç: Nuk kam ndryshuar vendim për ta vizituar Moskën
Rajoni

Konflikti Iran-Izrael, Vuçiç: Serbia ka ndaluar eksportimin e armëve!

23 Qershor, 2025 1:39 pm
“Votat për princeshën e burgjeve,Sara Mila”/Berisha:Komisionerët votuan gjithë ditën
Aktualitet

“Votat për princeshën e burgjeve,Sara Mila”/Berisha:Komisionerët votuan gjithë ditën

23 Qershor, 2025 1:24 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, makina përplas për vdekje këmbësoren

23 Qershor, 2025 1:23 pm
Para
Rihanna e para artiste me më shumë çertifikata ari

Rihanna e para artiste me më shumë çertifikata ari

OSCAR, këtë vit do të kontrollojë fjalimet e aktorëve

OSCAR, këtë vit do të kontrollojë fjalimet e aktorëve

Replikat/ Rama-Berishës: Kur dal cullak, s’kam nevojë për ty

Replikat/ Rama-Berishës: Kur dal cullak, s'kam nevojë për ty

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Rrugorja shton kontrollet: Bllokohen 23 motomjete dhe 12 makina. Ja vlera e gjobave

Rrugorja shton kontrollet: Bllokohen 23 motomjete dhe 12 makina. Ja vlera e gjobave
23 Qershor, 2025

Në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në rrugë, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj...

Lexo më shumë

SPAK shtyn afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH

SPAK shtyn afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH
23 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shtyrë deri të martën me datë 24 qershor afatin...

Lexo më shumë

Bombardimet në Iran/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron Tiranën me Teheranin

Bombardimet në Iran/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron Tiranën me Teheranin
23 Qershor, 2025

Ditën e djeshme Shtetet e Bashkuara të Amerikës bombarduan 3 centrale bërthamore të Iranit në orët e para të mëngjesit....

Lexo më shumë

Sulmi në Kishën e Damaskut, Kryepeshkopi Joan: Bashkëjetesa mes popujve dhe feve…

Sulmi në Kishën e Damaskut, Kryepeshkopi Joan: Bashkëjetesa mes popujve dhe feve…
23 Qershor, 2025

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturi Joani ka shprehur ngushëllimet e tij për sulmin terrorist në Kishën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com