Kjo është nga ato situata ku askush nuk do të dëshironte të ishte pjesë e bordit të një anije. Janë pamje të frikshme që tregojnë se si një anije goditet nga dallgë 30 metra të larta. Pamjet janë xhiruar nga një burrë që qëndronte në urën e anijes gjatë stuhisë Getrude që shkaktoi kaos muajin e kaluar në Britaninë e Madhe. Anija ndodhej në Detin e Veriut 100 milje larg tokës kur stuhia goditi Anglinë në 29 janar.