TIRANE- Gazetari Edmond Arizaj rendit disa prej arsyeve se pse duhet te kandidoje Blushi per Kryetar i PS-së
Nga Edmond Harizaj
1) Po. Sepse u tregohet atyre 20 vjecareve qe po marrin teserat sot, se mund te jene edhe drejtuesit e PS neser
2) Po. Sepse Rama duhet te tregoje se partia qe drejton nuk ka vetem ngjyrat ndryshe nga partia perballe
3) Po. Sepse Blushi eshte politikan i librave moderne, jo i librave mesjetare
4) Po. Sepse Rama ka qene ne rolin e sfidantit dhe iu dha mundesia te sfidoje
5) Po. Sepse idete e Blushit kane qene edhe idete e Rames
6) Po. Sepse Rama s’mund te pretendoje demokratizimin e Shqiperise duke centralizuar partine
7) Po. Sepse Blushit sot nuk mund t’i beje askush presion
8) Po. Sepse Rama nuk mund te vazhdoje te mos pranoje realitetin e te pakenaqurve nga qeverisja dhe qeveritaret qe ai ka zgjedhur dhe qe Blushi afer mendsh do te perpiqet t’i perfaqesoje
9) Po. Sepse (ndoshta me e rendesishmja) perballja mes te dyve mund te coje ne krijimin e nje dokumenti ideologjik per Partine Socialiste
10) Po. Sepse pretendimet dhe ankimet e Blushit nuk jane pune statuti, por mentaliteti. Statutin ashtu si dhe kushtetuten e nderron sa here te duash
11) Jo. Nese Rama nuk vetezhvishet nga perdorimi i fuqise ekzekutive
12) Jo. Nese Blushi futet ne kete gare me mendimin per ta lene ne mes ne nje te ardhme
13) Jo. Nese Rama nuk ndalon bretkosat te vazhdojne te kuakin pa pushim
14) Jo. Nese Blushi nuk i pergjigjet pyetjes: Pse dhe si do te sillet ndryshe nga Rama i 2003?
15) Jo. Nese per kete gare te supozuar nuk shprehen dhe behen garante “garda” e vjeter e PS…edhe Pandeli Majko
16) Jo. Nese Blushi nuk eshte i pergatitur per nje humbje te rende
17) Jo. Nese Rama vazhdon te mos trajtoje cka thote Blushi, por ne cka profesioni njihet Blushi
18) Jo. Nese Blushi nuk shpalos paraprakisht strategjine si do t’i nderthure ai ate qe e quan “PS” dhe ate qe e quan “Rilindje”
19) Jo. Nese Rama dhe shumica ne PS kane projekt per ndryshim strukturor te partise
20) Jo. Nese anetaresia e PS vazhdon te mendoje se nuk duan uje e drita, vetem drejtuesit te pajtohen