Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shënim/ Joleza, përçartja e saj dhe tribuna e PS-së si skenë karaoke

2016/02/10 at 12:40 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shënim/ Joleza, përçartja e saj dhe tribuna e PS-së si skenë karaoke

Nga Dritan Laci


Ai spo kuptonte gjë. Po ku ta kuptonte se ç’fliste kryetarja e tyre e Forumit Rinor EuroSocialist, kur as ajo vetë, vetveten se kuptonte. Saimir Tahirit gati i iku shikimi nga sikleti. “Prit o Zot se kush e di se çdo të na nxjerrë”, përtypej me vete, aq sa grimasat filluan ta tradhëtonin.

U rrek të merrte vesh ndonjë gjë te veshi ngjitur, por as kolegia ministre në krah, Harito, s’po s’nuk-te asgjëkundi nga ligjërata e Jolezës së tyre. Aq sa në një moment nuk po i mbante ngulur as karrigia ku ishin ulur. “Prit o Zot thoshin me vete, kur të na dali ndonjë e palarë kështu si e ka nisur”. Dhe nuk kishin faj pasi në momente të tilla sinqeriteti, pas një nate të zbardhur në pub, shprehja e parë që të vjen në një moment të tillë përçartje, si ajo e Jolezës, është shprehja popullore: “çka barku ti nxjerr bardhaku”.

Këtë bëri edhe Joleza e FRESH-it. Pas një nate dhogë, u zgjua në mëngjes dhe çtë shihte: kishte rënë në gjumë me rrobat e pub-it. Ashtu nëpër tym, i fundit që kishte parë kishte qenë ministri i Punës, Blendi Klosi. Iku kjo. Pasi i ra njëherë rrotull shtëpisë, u kujtua shpejt që shtëpia e saj nuk ishte shtëpia e saj. Nuk i kujtohej për qamet se si kishte përfunduar te shtëpia e shoqes së ngushtë.

Pastaj tha:  “Ti fus një fresk në ballkon”. Kur çtë shihte, pallati që nuk ishte pallati i saj ishte i rrethuar nga njerëz të armatosur. U habit pa masë. Kur çtë shohë kishte fjetur ngjitur me Saimir Tahirin. Dmth te shtëpia ngjitur. Por shpejt u kujtua që kishte pasur një mirazh. Nuk kishte qenë Saimir Tahiri, por kryetari i bashkisë që pinte kafenë e mengjesit ngjitur me tavolinën e saj aty te Teatri Kombëtar.

Shumë e çuditshme. Aq sa vetë personalitetet e larta të Partisë Socialiste, të ulur në karriget pas podiumit. ku Joleza vazhdonte ligjëratën, duke filluar nga Kryeministri, ministri i Brendshëm e me radhë, u habitën pa masë se si Kryetarja e tyre e FRESH-it, i njihte kaq mirë dhe i kishte takuar aq shpesh.

Dhe se si sa herë zgjohej nga gjumi me rrobat e pub-it, i dilte përpara o ministri i Brendshëm, o ai i Punës, o i Bashkisë, ndërsa Kryeministri diçka më rrallë, pasi në fshatin ku ai jeton nuk ka pub-e dhe pallate ngjitur.

Dhe si për ti vënë kapak dhe pasi e kuptoi që e kishte menderosur, në një moment të thellë sinqeriteti, i futi një: “Në djall vafshin të gjithë”

Që ta bëjmë të pakuptueshmen të kuptueshme, kjo nuk është e folura në publik. Nuk ka se si të jetë kjo e folura në publik, për kryetaren e një Forumi serioz, që paçka se e kishte zënë gjumi me rrobat e Pub-it, nuk mund ta trajtojë podiumin e Partisë Socialiste, si mikrofonin e një nate të kaluar në karaoke.

Ky është minimumi i respektit edhe për ata socialistë që i kanë dhënë besimin për të qenë përfaqësuesja e rinisë së tyre, por edhe për kryetarin e Partisë Socialiste njëkohësisht edhe Kryeministër, i cili me siguri nuk do të jetë ndjerë aspak mirë, ndërsa i është dashur me pahir të dëgjojë përçartjen e kryetares së tij të FRESH-it.

Joleza zgjohu. Nuk je në pub. Dhe as unë dhe të tjerë që do të kritikojnë më vonë sa herë të flasësh përçart nuk janë gazetarë të Partisë Demokratike, siç i quajte në statusin tënd të fundit, ku vazhdon të mbrosh me këmbëngulje lajthitjen tënde të një nate pub-i / Opinion.al

P.S Ndoshta sot je më e kthjellët dhe mund ta shikosh edhe vetë se si e ke djallosur, ndaj po të japim mundësinë ta shikosh edhe njëherë se ç’ke thënë atë mëngjes pasi u zgjove me rrobat e pub-it, përballë socialistëve.



Ju sugjerojmë

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

15 Qershor, 2026 2:57 pm
Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?
Te Fundit

Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?

15 Qershor, 2026 2:32 pm
Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes
Sport

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes

15 Qershor, 2026 1:52 pm
Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit
Kronikë

Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit

15 Qershor, 2026 1:42 pm
U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin
Kronikë

U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin

15 Qershor, 2026 1:39 pm
Rama për marrëveshjen për emigrantët me Italinë: Do të vijojë sa kohë e kërkon Roma
Kryesore

Rama replikë me protestuesin, “përgëzon” se nuk e ofendoi në rrjetet sociale

15 Qershor, 2026 1:36 pm
Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën, gati tërheqja pas Botërorit
Sport

Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën, gati tërheqja pas Botërorit

15 Qershor, 2026 12:44 pm
Arte marciale, fishekzjarre dhe VIP-a, si e festoi Trump 80-vjetorin
Bota

Arte marciale, fishekzjarre dhe VIP-a, si e festoi Trump 80-vjetorin

15 Qershor, 2026 12:42 pm
Marrëveshja me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë ofensivën në Liban
Bota

Marrëveshja me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë ofensivën në Liban

15 Qershor, 2026 12:39 pm
PS ndryshon draftin e amnistisë penale
Kryesore

PS ndryshon draftin e amnistisë penale

15 Qershor, 2026 12:36 pm
Para
Rreziku i fëmijëve nga interneti dhe një histori personale e ministrit Klosi me të bijën

Rreziku i fëmijëve nga interneti dhe një histori personale e ministrit Klosi me të bijën

PROFIL/ Kush është Nuredin Suli, hasmëria në Fier, atentatet dhe vrasjet

PROFIL/ Kush është Nuredin Suli, hasmëria në Fier, atentatet dhe vrasjet

Pas Sadnës konfirmon ardhjen edhe Aleku: Ja mesazhet që kanë shkëmbyer me drejtorin e Tv Klan

Pas Sadnës konfirmon ardhjen edhe Aleku: Ja mesazhet që kanë shkëmbyer me drejtorin e Tv Klan

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
15 Qershor, 2026

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Libofshë, pranë fshatit Petovë. Në përplasje janë...

Lexo më shumë

Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?

Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?
15 Qershor, 2026

Të dyja palët, SHBA dhe Irani do të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi (MOU) që do të zgjasë 60 ditë dhe...

Lexo më shumë

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes
15 Qershor, 2026

Debutimi në Botërorin 2026 mes Gjermanisë dhe Curaçaos në Houston duket se zbatoi me përpikmëri skenarin e shkruar nga parashikimet;...

Lexo më shumë

Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit

Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit
15 Qershor, 2026

Gerd Gjinarari, i njohur ndryshe si Gerd Gjenerali dhe i konsideruar si një nga figurat më të spikatura të botës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}