Ky që shihni në foto ka qenë dyqani i Aurela Hoxhës, në zonën e ish-bllokut në Tiranë, i cili është spostuar në dyqan pak më tutje.
Modelja ka vendosur ta spostojë, duke marrë një ambient pak më të madh, ndërkohë që është duke hapur një tjetër dyqan me veshje nusesh në një tjetër rrugë të rëndësishme të kryeqytetit.
Aurela Hoxha është një nga personazhet e parë publik, që ka patur biznesin e saj krahas angazhimeve në ekran.